Politike

Rivalitet me Tahirin për PS-në? Erion Veliaj: Asnjëherë! Kemi pasur super-bashkëpunim, e gjitha legjendë urbane

Erion Veliaj ka shtuar se ka pasur "super-bashkëpunim" me të dhe se e gjithë fabula ishte krijuar nga publiku.
Featured image of article: Rivalitet me Tahirin për PS-në? Erion Veliaj: Asnjëherë! Kemi pasur super-bashkëpunim, e gjitha legjendë urbane Erion Veliaj

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka adresuar “fjalët” se mes tij dhe Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, ka rivalitet për drejtimin e Partisë Socialiste. I ftuar në emisionin “AbcNews”, Veliaj pretendon se nuk ka pasur kurrë rivalitet me Tahirin. 

Ai ka shtuar se ka pasur “super-bashkëpunim” me të dhe se e gjithë fabula ishte krijuar nga publiku.

PJESË NGA BISEDA:

Si është atmosfera në PS përpara zgjedhjeve, kush është rivali yt më i fortë?
Erion Veliaj: Kam sfiduar rivalë, por Basha nuk pranoi në Tiranë, Monika Kryemadhi nuk pranoi

Kisha parasysh Saimir Tahirin….

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Erion Veliaj: As unë dhe as Saimir nuk kemi pasur kurrë rivalitet

Kështu u shihte publiku…

Erion Veliaj: Kemi qenë në ministri të ndryshme dhe kemi pasur super bashkëpunim. Është e gjitha një legjendë urbane. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment