Sport

Rivalë të përjetshëm prej vitesh, Sergio Ramos habit me deklaratën për Messin: Po të mos ishte ai Real Madrid do të…

Ngacmime, debate por rivaliteti ndërmjet dy lojtarëve ka shkuar deri aty sa janë konfliktuar edhe me duar.
Featured image of article: Rivalë të përjetshëm prej vitesh, Sergio Ramos habit me deklaratën për Messin: Po të mos ishte ai Real Madrid do të… Sergio Ramos dhe Messi

SPANJË– Messi e Sergio Ramos prej vitesh kanë rivalizuar fort në fushën e lojës kur është zhvilluar “El Classico” ndërmjet Barcelonës dhe Real Madrid. Ngacmime, debate por rivaliteti ndërmjet dy lojtarëve ka shkuar deri aty sa janë konfliktuar edhe me duar.

Megjithatë kur bëhet fjalë për  cilësitë  e argjentinasit Sergio Ramos pranon se skuadra e tij do të kishte fituar më shumë tituj po të mos ishte Leo Messi.

“Ne kemi vuajtur kundër Messit gjatë këtyre viteve,” tha Ramos në serinë e tij të dokumentarit “Legjenda e Sergio Ramos”. Ndoshta nëse Barcelona nuk do ta kishte atë, ne do të kishim fituar më shumë tituj.Ishte një kohë kur u përballëm me Barcelonën më të mirë në histori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne kishim një trajner të shkëlqyeshëm si Mourinho , por ishte e vështirë për ne t’i mposhtnim ata” – theksoi Ramos. Barcelona dhe Real Madrid janë në garë për titullin kampion, por pa harruar edhe Atletico Madrid që kryeson me meritë.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment