Politike

Rivale për bashkinë e Durrësit, dy Valbonat shtrëngojnë duart për Bajram. Paqe dhe harmoni nga Komuniteti Mysliman (Video)

Të shoqëruara nga stafet përkatëse dy Valbonat i kanë uruar suksese njëra-tjetrës në garën që sapo kanë nisur.
Përditësuar:

DURRËS– Valbona Sako dhe Valbona Sakollari, të dyja kandidate për Bashkinë e Durrësit, pavarësisht ngjyrimeve politike janë bërë bashkë në këtë festë Bajrami.

Dy Valbonat nuk janë mjaftuar vetëm me urime në rrjetet sociale por janë takuar në Komunitetin Musliman në Durrës.

Paraditen e sotme dy rivalet kanë përcjellë paqe dhe urime për të gjithë besimtarët nga qyteti bregdetar i Durrësit.

Sako, kandidatja e Partisë Socialiste ishte shoqëruar nga deputetët e qarkut të Durrësit Milva Ikonomi, Klodiana Spahiu, Roland Xhelilaj, si dhe kryetari i kësaj force politike në qytetin bregdetar, Luan Zaza.

E ndërsa kandidatja e BD-së, Valbona Sakollari ishte shoqëruar nga stafi i saj i ngushtë, i fushatës zgjedhore. Pas daljes nga zyrat e KM-së në Durrës Sakollarri ka shprehur urimet e saj përpara kamerës.

Në muaj kuptimplotë për Komunitetin Musliman por edhe për gjithë shqiptarët dhe gjithë fenë muslimane, në këtë muaj që vjen pas sakrificave të fuqishme të njerëzve, ju uroj të gjithëve Gëzuar! Zoti ju dhëntë dashuri, paqe, shëndet dhe mirëkuptim sepse kemi shumë nevojë për këto,”– tha kandidatja e BD-së.

Pavarësisht rivalitetit që kanë për bashkinë e Durrësit, dy Valbonat i kanë uruar njëra – tjetrës, suksese në garën, që sapo ka nisur.

(f.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment