Showbiz

Rita Ora përflitet për një lidhje të re më regjizorin e famshëm

Këngëtarja shqiptare Rita Ora përflitet se është në një romancë me regjizorin e famshëm të filmave, Taika Waititi.Fillimisht, ishte vetë këngëtarja ajo që nxiti thashetheme për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin.
Featured image of article: Rita Ora përflitet për një lidhje të re më regjizorin e famshëm Rita Ora Taika Waititi

BRITANI– Rita Ora ka qënë pjesë e mediave rozë për shkak të thashethemnajës që është përhapur në lidhje me romancën me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Ka qënë vet këngëtarja

Të dy dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taiki kishte hedhur duart në qafë Ritës, madje të dy ishin veshur njësoj me rroba nga marka e famshme ‘Gucci’.

“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbanin gjërat private”. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, u shpreh një burim për “The Sun”.

Rita ka qenë së fundmi e ftuar në “The Kyle and Jackie O Shoë”, ku u vendos në siklet për jetën e saj private. Drejtuesit e programit e ngacmuan për lidhjet e saj të dashurisë dhe në fakt Rita arriti t’i shmangej pyetjes me lezet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mendoj se tashmë jam fokusuar tek të qenurit fit për të qenë e sinqertë”, u përgjigj këngëtarja pas një pauze të gjatë.

“Kjo është fantastike, mund të lexoj mes rreshtave”, ju përgjigj një nga moderatorët me shaka Ritës.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment