Showbiz

Rita Ora nuk korr sukses vetëm në fushën e muzikës, por edhe në biznes, prezanton linjën e saj të tekilës

Në një postim në Instagram ajo ka zbuluar se linja e saj e tekilës "Prospero Tequila" do të hyjë dhe në tregun e Britanisë së Madhe.
Featured image of article: Rita Ora nuk korr sukses vetëm në fushën e muzikës, por edhe në biznes, prezanton linjën e saj të tekilës Rita Ora

ANGLI- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora përveç sukseseve që ka muzikë, mbizotëron edhe në fushën e biznesit. Në një postim në Instagram ajo ka zbuluar se linja e saj e tekilës “Prospero Tequila” do të hyjë dhe në tregun e Britanisë së Madhe. Ajo ka shkruar se është shumë krenare për arritjen e saj më të re dhe se mezi po pret që ta ndaj më në fund me njerëzit e Britanisë së Madhe. Ajo gjithashtu ka shkruar se e ka qenë shumë e zënë gjatë ditës e sotme duke bërë intervista virtuale në Zoom por është argëtuar shumë.

 “Jam shumë krenare të ju njoftoj se @prosperotequila ime është tani në Mbretërinë e Bashkuar në @theofficialselfridges !! Udhëtimi me Stella Anguiano dhe ekipin e saj të mahnitshëm gjatë vitit të fundit për të sjellë në jetë ‘Prospero Tequila’, ka qenë hapje e syve dhe kaq fuqizuese !! Jam shumë e lumtur që më në fund jemi në gjendje ta ndajmë atë me të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar !! Kalimi i ditës duke bërë intervista virtuale dhe duke bërë koktej mbi Zoom ishte padyshim një përvojë unike bllokimi, por ishte shumë argëtuese !!”, shkruan këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by RITA ORA (@ritaora)


Rita Ora që nga viti 2019 është aksionerja dhe partnerja kryesore e “Prospero Tequila” që na viti 2019.

(I.A/dosja.al

Shto Koment