AktualitetShowbiz

‘E kam dashur kulturën shqiptare’/ Nisma ” Diaspora flet 2020″, Rita Ora bisedon me Erion Veliaj, këngëtarja: I dua gatimet shqiptare, speca me djathë, vezë në havjar

Veliaj gjithashtu është shprehur se viti 2022 do të jetë i koncertëve dhe i udhëtimeve ndaj njerëzit duhet që ta shfrytëzojnë çdo mundësi që do të vij me përzgjedhjen e Tiranës si Kryeqyteti Evropian për Rininë.
Featured image of article: ‘E kam dashur kulturën shqiptare’/ Nisma ” Diaspora flet 2020″, Rita Ora bisedon me Erion Veliaj, këngëtarja: I dua gatimet shqiptare, speca me djathë, vezë në havjar Rita Ora dhe Erion Veliaj

TIRANË- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zhvilluar një bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Intervista e tyre është bërë nga nisma “Diaspora flet 2020”. Në bashkëbisedimin e tyre është folur rreth mundësive të reja që do i hapen shqiptarëve me përzgjedhjen që iu bë Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022.

Këngëtarja është shprehur se gjithmonë e ka ndjer të nevojshme që t’i shpreh botës se kush është dhe nga vjen. Ajo më tej, ka thënë se është e tërhequr nga kultura shqiptare dhe se për projektet e saj që do të dalin më vijim është frymëzuar nga Shqipëria.

“Për mua ishte shumë e rëndësishme t’i thoja botës kush isha dhe nga vija dhe gjithmonë kam qenë si një libër i hapur për të. Gjithmonë kam qenë e inspiruar nga kultura e Shqipërisë, moda, veshjet tradicionale, muzika, arti. Gjithmonë e kam dashur kulturën shqiptare. Po t’i shikosh projektet e mia në vijim janë të frymëzuara nga kjo kulturë” tha Rita.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas Rita ka vënë në dukje edhe ushqimet tradicionale shqiptare. Ajo ka thënë se mamaja i gatuan gjithmonë mëngjese shqiptare dhe të preferuarat e saj janë specat me djathë dhe vezë më havjar.

E dua mëngjesin dhe e kam ngaqë mamaja gjithmonë ka gatuar mëngjese të mira. Nuk tallem po të them që të preferuarat e mia janë speca me djathë, vezë në havjar dhe nuk e di nëse e them gabim, por gjithashtu dhe llokumet që i bën mamaja ime, me reçel dhe mjaltë. Nuk po them që është ushqimi më i shëndetshëm por definitivisht është më i shijshëm,” ka thënë Rita.

Veliaj gjithashtu është shprehur se viti 2022 do të jetë i koncerteve dhe i udhëtimeve ndaj njerëzit duhet që ta shfrytëzojnë çdo mundësi që do të vij me përzgjedhjen e Tiranës si Kryeqyteti Evropian për Rininë. Ai gjithashtu e ftoi Ritën që të mbaj edhe një koncertë tjetër në Tiranë sapo Covid-19 të largohet.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment