Showbiz

Rita Ora mezi po e pret ditëlindjen e 30-të, këngëtarja shqiptare nis që tani planet për festën. Mamaja e saj nuk është aspak dakord për ta festuar: Në shtëpi te nona

FOTO
E teksa ka treguar se kjo ka qenë një ndër datëlindjet më të bukura, Rita ka nisur që tani te mendoje se si do të jetë 30-vjetori i saj.
Featured image of article: Rita Ora mezi po e pret ditëlindjen e 30-të, këngëtarja shqiptare nis që tani planet për festën. Mamaja e saj nuk është aspak dakord për ta festuar: Në shtëpi te nona Rita Ora
Përditësuar:

AMERIKË- Ashtu si shumica prej nesh, edhe Rita Ora duket se i pret me padurim datelindjet e saj për të festuar ashtu siç ajo di.

Ditën e sotme artistja është bërë nostalgjike duke ripublikuar disa foto nga 29-vjetori i saj vitin e kaluar. E teksa ka treguar se kjo ka qenë një ndër datëlindjet më të bukura, Rita ka nisur që tani te mendoje se si do të jetë 30-vjetori i saj.

“Disa foto nga ditëlindja ime në Utah, kur ne gjithashtu xhiruam coverin e “The love magazine”, në të cilin u kënaqëm shumë. Do doja të ktheja kohën pas, ishte ditëlindja më e bukur. Po mendohem se çfarë do të bëjë për ditëlindjen time në 30 nëntor.”

Rita Ora

Por mamaja e saj i “preu ëndrrën në mes”. Nëpërmjet një komenti në shqip, Vera Ora i ka bërë me dije së bijës se këtë vit nuk ka festë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Për ditëlindjen e 30-të? Në shtëpi te nona”, ka shkruar ajo.

Ne na mbetet të presim datën 30 nëntor për të parë se cili do të jetë “plani” final për 30-vjetorin e Rita Orës.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment