Showbiz

Festoi ditëlindjen me 30 miqtë e saj, Rita Ora ‘kryqëzohet’ nga mediat ndërkombëtare, policia e zbuloi party-n teksa e vëzhgonte nga dritarja, fqinja: U futën nga pas që mos t’i shihte njeri

FOTO
Rita të shtunën së bashku me 30 miq të saj bëri një festë në Londër për të festuar 30-vjetorin e saj.
Featured image of article: Festoi ditëlindjen me 30 miqtë e saj, Rita Ora ‘kryqëzohet’ nga mediat ndërkombëtare, policia e zbuloi party-n teksa e vëzhgonte nga dritarja, fqinja: U futën nga pas që mos t’i shihte njeri Rita Ora

BRITANI E MADHE-Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është “kryqëzuar” nga mediat ndërkombëtare, për shkelje të ligjit në kohë pandemie ku mbajtja e festimeve është e ndaluar. Rita të shtunën së bashku me 30 miq të saj bëri një festë në Londër për të festuar 30-vjetorin e saj.

Në festë Rita kishte ftuar edhe personazhe të njohur si modelet Cara dhe Poppy Delevingne apo dhe gazetari Vas Morgan. Disa oficerë policie e zbuluan festën e Ritës dhe po e vështronin nga dritarja. Një banore e zones ku Rita bëri festën tha për Dailymail se numri i të ftuarve ishte i madh dhe të gjithë hynë nga dera e pasme në mënyrë që mos të zbuloheshin.

“Kishte një numër të ftuarish, dhe të gjithë hynë në ndërtesë nga mbrapa për t’u siguruar që askush tjetër të mos hynte brenda dhe mos t’i shihte. Festa vazhdoi deri në orët e para,” tha një banore e zonës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa një nga pronarët e restorantit, i cili zotëron shumicën e aksioneve, është shprehur se nuk kishte dijeni për ngjarjen. Ai tregoi se me këtë festë janë marrë ortakët e tjerë.

(i.a;f.m/dosja.al)

Shto Koment