Showbiz

‘Faleminderit që iu tregoni vajzave se sa mirë është të jenë të lira dhe seksi’, Rita Ora krenare për Dafinën dhe Taynën

Këngëtarja Rita Ora falenderon Dafina Zeqirin dhe Taynën, për super projektin muzikor dhe shembullin e mirë që po iu japin vajzave të thjeshta për të qenë të lira dhe seksi.
Featured image of article: ‘Faleminderit që iu tregoni vajzave se sa mirë është të jenë të lira dhe seksi’, Rita Ora krenare për Dafinën dhe Taynën Rita Ora, Dafina Zeqiri dhe Tayna

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora iu ka dedikuar fjalët më të mira dhe duke u shprehur krenare për këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Tayna.

Reperet pak ditë më parë kanë publikuar dhe super hitin e verës me “Bye Bye” që po merr miliona shikime në Youtube.

Rita Ora është shprehur se është shumë e lidhur me vendlindjen e saj dhe shprehet krenare gjithmonë për Kosovën dhe artistet atje.

Këngëtarja  së fundmi ka publikuar në rrjete sociale një foto të Dfinës dhe Taynës ku janë pjesë e klipit të këngës “Bye Bye” ku kishte shkruar edhe mesazhin e saj.

Postimi i Rita Orës

Mund të them pse ne vajzat nga Kosova jemi aq të mira?! Unë e dua vendin nga vi dhe dua të shoh femrat se si vetëm e marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja si dhe të jemi frymëzim! Faleminderit vajzave që përfaqësojnë lirinë dhe duke u treguar vajzave tjera se sa  mirë është të jenë të lira dhe seksi në të njëjtën kohë! Vazhdoni vajza.” – shkruan Rita Ora krahas fotos së Dafinës dhe Taynës.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment