Showbiz

Rita Ora ‘djeg’ skenën në “New Wave 2019” në Rusi, tërheq vëmendjen me fustanin ngjyrë portokalli (VD+Foto)

Rita Ora ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në konkursin e këngës në Rusi "New Wave 2019", teksa ka zgjedhur të vishet me një fustan ngjyrë portokalli të ndezur.
Featured image of article: Rita Ora ‘djeg’ skenën në “New Wave 2019” në Rusi, tërheq vëmendjen me fustanin ngjyrë portokalli (VD+Foto) Rita Ora

RUSI- Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndezur skenën teksa ka performuar në Konkursin e Këngës në “New Wave 2019” në Soçi të Rusisë mbrëmjen e djeshme.

Ajo njihet për karakterin e çiltër dhe zërin e saj me të cilin bën për vete skena gjigande.

Kështu ka bërë edhe këtë herë shqiptarja në Rusi teksa me këngët tërheqëse të popit ka ngritur në këmbë të gjithë sallën.

Këngëtarja 28-vjeçare gjithashtu ka tërhequr vëmendjen edhe me veshjen e saj në ngjyrë portokalli të ndezur e me gurë shkëlqyes që e kanë bërë të shkëlqejë. Teksa ka kënduar me gjithë shpirt, Ora është shfaqur e mbuluar nga djersët gjatë gjithë performancës së saj.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment