Showbiz

‘Më lër të flas se do të të vras!’/ Roza Lati i hidhet në prehër aktorit Laert Vasili, ndërhyn e ëma: Na çave tr*pin! (VD)

Roza është përfshirë në një debat me aktorin Laert Vasili, të cilit i është hedhur edhe në prehër pasi ai nuk e lë të mbarojë fjalinë që ka nisur. Pasi aktori pushon dhe e lë së foluri, Roza fillon dhe tregon se ku do të dëshironte që të ishte, duke përshkruar një plazh.
Featured image of article: ‘Më lër të flas se do të të vras!’/ Roza Lati i hidhet në prehër aktorit Laert Vasili, ndërhyn e ëma: Na çave tr*pin! (VD) Momenti i debatit mes Roza Latit dhe Laert Vasilin

TIRANË– Rita dhe Roza Lati kanë qënë të ftuar në emisionin e ‘Soiree’, ku edhe nuk kanë munguar batutat.

Në promon e publikuar nga vetë programi, Roza është përfshirë në një debat me aktorin Laert Vasili, të cilit i është hedhur edhe në prehër pasi ai nuk e lë të mbarojë fjalinë që ka nisur. Pasi aktori pushon dhe e lë së foluri, Roza fillon dhe tregon se ku do të dëshironte që të ishte, duke përshkruar një plazh.

“Më lër të flas. Do të të vras! Do të të vras! Do të dojë valët e detit dhe gjethet e palmave. Do të doja shampanjë, shalqi dhe luleshtydhe,”-thotë Roza.

Ndërsa nëna e saj, aktorja e humorit Rita Lati, e ka ndërprerë duke i thënë vetëm: Na çave trapin!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment