Bota

Risi në Rusi, pas katër dekadash femrat mund të drejtojnë trenat, Departamenti i Transportit: Jemi krenarë për arritjen

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se gratë në Rusi kanë nisur një trajnim për të ngarë trena. 
Featured image of article: Risi në Rusi, pas katër dekadash femrat mund të drejtojnë trenat, Departamenti i Transportit: Jemi krenarë për arritjen Foto Ilustruese

RUSI- Gratë në Rusi pas katër dekadash mund të drejtojnë trenat. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se gratë në Rusi kanë nisur një trajnim për të ngarë trena.

Ministria ruse e Punës ka deklaruar se vitin tjetër do të jenë të paktën 50 punonjës femra do të jenë të disponueshme për të filluar punën. Më tej në deklaratë e saj ajo tha se janë shumë krenarë për arritjen që kanë bërë.

Vitin e ardhshëm, të paktën 50 punonjës të rinj do të bashkohen në radhët e shoferëve tanë femra. Ne jemi shumë krenarë që transporti i Moskës është një territor që është i arritshëm për njerëzit pa marrë parasysh gjininë!,” thuhet në deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtueset e reja do të punojnë në linjën Filevskaya, e cila konsiderohet si një nga linjat më moderne në metro. Femrat në Rusi nuk janë lejuar që të drejtojnë trenat që nga viti 1980

(I.A/dosja.al)

Shto Koment