Rajoni

Rishikimi i kufijve, Vuçiç: S’ka marrëveshje me Kosovën pa miratimin e popullit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat vendase u shpreh se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Kosovën për të cilën populli i tij nuk do të jetë dakord.
Featured image of article: Rishikimi i kufijve, Vuçiç: S’ka marrëveshje me Kosovën pa miratimin e popullit Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat vendase ka folur lidhur me marrëdhënien e vendit të tij me Kosovën.

Pyetjes nëse do të kishte ndonjë marrëveshje së afërmi mes dy vendeve, duke iu referuar rishikimit të kufijve,  Vuçiç iu përgjigj negativisht pasi në Bruksel nuk kishte më dialog.

Nuk do të arrihet asnjë marrëveshje nëse shumica e njerëzve nuk e pranojnë. Por asnjë marrëveshje  nuk është duke u diskutuar për shkak se nuk ka diskutim.Unë e kam thënë njëqind herë, nuk kam ndërmend të veproj si në Maqedoni ku njerëzit thonë ‘jo’ por në Kuvend thuhet ‘po’. Mendoj se kjo është një marrëveshje e mirë për ta, e përshëndeta atë, por mënyra se si është bërë, unë nuk do ta bëja kurrë “, tha presidenti për TV Hepi.

Ai u shpreh se që kur ka marrë detyrën, serbët në veri të vendit janë më të qetë dhe më të lirë por sërish gjendja nuk ka siguri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë jam shumë i shqetësuar për popullin tonë, kjo sepse çmenduria e shqiptarëve nuk ndalet,” tha Vuçiç.

Pala serbe ka deklaruar se nuk do të paraqitej në dialog deri në heqjen e taksës për mallrat serbe. Sipas përfaqsuesve serbë një veprim i tillë ka dëmtuar ekonominë e vendit të tyre. Nga ana e tyre, delegacioni i Kosovës ka bërë me dije se taksa do të hiqet në momentin që Serbia do të njohë pavarësinë e vendit të tyre.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment