Bota

Rindizet tensioni Kinë-SHBA/ Pekini mbyll konsullatën amerikane në Chengdu: Dëmtuan sigurinë kombëtare

Kina ka urdhëruar mbylljen e konsullatës së Shteteve të Bashkuara. Ky vendim vjen disa ditë pasi Uashigtoni ka detyruar konsullatën Kineze në Houston të ndalojë aktivitetet.
Featured image of article: Rindizet tensioni Kinë-SHBA/ Pekini mbyll konsullatën amerikane në Chengdu: Dëmtuan sigurinë kombëtare Foto ilustruese

KINË- Ministria e Punëve të jashtme në Kinë ka lajmëruar ditën e premte në mëngjes, se do të ndalojë të gjitha aktivitetet e konsullatës amerikane në Chengdu. Në një deklaratë për mediat, MPEJ e Kinës thotë se SHBA-ja, ka provokuar në mënyrë të njëpasnjëshme, duke filluar me mbylljen e zyrës së saj në Houston, një veprim që shkel rëndë sipas Pekinit zyrtar, ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Situata aktuale midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është diçka që Kina nuk dëshiron ta shohë, dhe përgjegjësia qëndron plotësisht te Shtetet e Bashkuara. I bëjmë thirrje, SHBA-së që të tërheqë menjëherë vendimin e saj dhe të krijojë kushtet e nevojshme për të rikthyer marrëdhëniet dypalëshe në rrugë të mbarë.” ka shtuar Ministria e Jashtme në deklaratë.

Sipas “CNN” , po sot, një deklaratë është mbajtur edhe nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Wang Wenbin, i cili ka akuzuar stafin e konsullatës amerikane në Chengdu dhe e ka quajtur vendimin për mbyllje, një veprim të nevojshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ata kanë ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës dhe kanë dëmtuar sigurinë tonë kombëtare. Mbyllja e Chengdu ishte një përgjigje e ligjshme dhe e nevojshme” ,-është shprehur ai. 

Zyrtarët amerikanë kanë bërë akuza të ngjashme për diplomatët kinezë që veprojnë përtej detyrave të tyre dhe angazhohen në aktivitete të lidhura me spiunazhin.

(k.a;f.g/dosja.al)

Shto Koment