Politike

Rindërtimi pas tërmetit, Rama apel qytetarëve: Kërkojmë durim, s’po rrimë duarkryq. Po punojmë orar pa orar (VD)

Kryeministri Edi Rama është shprehur se për një kohë shumë të shkurtër prej 50 ditësh, kabineti i tij ka bërë një punë të madhe duke parashtruar edhe shembuj jo të suksesshëm nga vendet me të njëjtën eksperiencë. 
Featured image of article: Rindërtimi pas tërmetit, Rama apel qytetarëve: Kërkojmë durim, s’po rrimë duarkryq. Po punojmë orar pa orar (VD) Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në prezantimin e “Platformës së Rindërtimit”. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë është shprehur se për një kohë shumë të shkurtër prej 50 ditësh, kabineti i tij ka bërë një punë të madhe duke parashtruar edhe shembuj jo të suksesshëm nga vendet me të njëjtën eksperiencë. 

“Më vjen mirë të them se për një kohë të shkurtër kemi bërë një volum pune shumë të madh. Jemi të vetëdijëshëm se ky është në moment i rëndësishëm për të krijuar një prespektivë konkrete për ata që humbën strehën në më pak se një minutë. Dua të prek disa aspekte në funksion të qytetarëve që na ndjekim. Kërkojmë durim nga qytetarët nuk jemi duke ndenjur duarkryq. Përkundrazi po punojmë orar pa orar. Ne kemi nevojë që nëse themi do të ndërtojmë këtu, duhet të bëjmë një studim gjeologjik të terrenit pastaj të gjithë nivelet e tjera teknike. Në 50 ditë kemi bërë një volum pune që është shëmbullor. Eksperienca e vendeve të tjera ka shumë pamje. Ne kemi Italinë fqinje që ka sot që flasim familje që ende presin në kabina,”-tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prezantohet plaftorma online për qytetarët e prekur nga tërmeti dhe që do që përfitojnë nga Programi i Rindërtimit. Ministri i Rindërtimi, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se procesi fillon me 29 janar dhe afati është një muaj. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar paralajmëruar për abuzimet. Kërkoi edhe ndihmën e opozitës për t’i denoncuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment