Politike

Rindërtimi në Kombinat, Veliaj “thumbon” opozitën: Në ditë me diell të gjithë bëjnë politikë

VIDEO
Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka treguar se si e ka përjetuar momentin e tërmetit, duke shprehur "mirënjohjen" e tij në krye të vendit ka qënë kryesocialisti Edi Rama.
Featured image of article: Rindërtimi në Kombinat, Veliaj “thumbon” opozitën: Në ditë me diell të gjithë bëjnë politikë Erion Veliaj

TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë pjesë në prezantimin e planit të rindërtimit për zonën e Kombinatit. Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka treguar se si e ka përjetuar momentin e tërmetit, duke shprehur “mirënjohjen” e tij në krye të vendit ka qënë kryesocialisti Edi Rama.

Më tej ai ka thumbuar edhe opozitës, teksa është shprehur, se në ditë me diell, të gjithë bëjnë politikë, por në momente tragjedie është e vështirë.

“Ishte ora 3:54 dhe çdo shqiptar e mban mend si është ndjerë. Ndjesia ime ishte e para për fëmijën, i dyti ishte ai i shërbërtorit publik. Kur hapa telefonin dhe kryeministri ishte online. Belinda ishte nisur për në Durrës, Braçe në Thumanë. Kisha një bisedë me një gjimnazit. Çdo ditë takohem me studentë dhe Irdi më tha faleminderit për maturën, meqë nuk kishim maturë. Tha mirë e kishe por u bëre demode kur na kërkove të votonim. Më tha unë me ju jam se s’ka më të mirë se ju. Pastaj më tha se s’ka nevojë për politikë se çdo gjë është online, për ça e do politikën. Edhe i thashë që në orën 3:54 do të dojë një dron apo një njeri, lider të aftë? Mendoni që Politika nuk vlen? Irdi ma dha përgjigjen, në ditë me diell të gjithë bëjnë politikë, por në momente tragjedie. Duam dikë që është në gjumë? Apo dikë që nuk reagon? Nuk dua të bëj politik, por e rëndësishme është që të kemi kontekst. Është ditë e veçantë,”-tha Veliaj.

FJALA E PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky projekt përfshin 1.5 mln metra katror ndërtim. Është ndoshta ndërtimi më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet, ku do të akomodojë 21.534 njerëz. Për ironi dhe për rastësi të fatit është ekzaktësisht sa numri i atyre që mund të ulen në Arenën Kombëtare. Sigurisht, jo të gjitha do të jenë shtëpi për tërmetin sepse një nga mësimet është se nuk duhet të krijojmë një “geto”. Ata që do të marrin shtëpitë e para janë vetëm 1/3 e një lagjeje, që potencialisht do të shkojë deri në 21 mijë banorë. Do të fillojë me fazën e parë me 2292 apartamente për 8500 qytetarët e Kombinatit të prekur nga tërmeti dhe pastaj për ta hapur ndaj tërmetit apo 25 mijë vetave që tipikisht çdo vit transferohen në Tiranë. Na duhet konsensus maksimal. Sigurisht, për projekte si Pazari, si Sheshi për të cilat do ketë gjithmonë një minorancë të zhurmshme, por bashkë me deputetët, me të gjithë ata që janë aktivistë duhet të synojmë konsensus maksimal. Pavarësisht se do ketë gjithmonë njerëz kundër, ne të kemi një masë që e do progresin dhe që arrin të kuptojë që çdo metër katror në ndërtesat e reja dhe lagjet e reja, do ketë më shumë vlerë. Ne kemi kaluar 3 mijë kompensimet e para për ata që janë prekur me dëmtime të lehta dhe 200 shtëpitë e para për ata që janë dëmtime të klasës DS4 dhe DS5, të cilëve do t’ua bëjmë shtëpitë individuale nga e para. Një pjesë e mirë janë në zonën e Kombinatit, sidomos ato që janë ndërtuar në kodra dhe që kanë qenë shumë më jorezistente ndaj tërmetit. Jam i lumtur që javën tjetër do të kalojmë edhe 3 mijë pagesa të tjera dhe shkojmë në 6 mijë, duke iu afruar fundit për pagesat cash. Sot kemi një lajm të mirë, por për çdo lajm të mirë ka edhe një lajm që është emocionalisht i ngarkuar, sepse fakti që do të bëjmë shtëpi të reja do të thotë që disa shtëpi të vjetra do të rrëzohen. Kjo do të jetë një javë e ngarkuar emocionalisht, do të marrim vendime për rreth 49-50 ndërtesa, që sipas ekspertëve mund të prishen. Janë 49 ndërtesa që jo vetëm kanë kaluar testin e të kontraktuarve, inxhinierët që do të vendosin firmën e tyre dhe do të jenë përgjegjës para ligjit për atë vendimmarrje. Momentalisht, po kalojnë edhe filtrin e Institutit të Ndërtimit, dhe këtë javë do të fillojnë të prezantohen publikisht live në Këshillin Bashkiak, që secili të ketë garancinë maksimale, të shohë modelin 3D, të shohë analizat si kanë dalë nga goditjet e betonit. Të sigurohemi që kemi një konsensus sepse pavarësisht ngarkesës emocionale të largimit nga shtëpia e fëmijërisë apo shtëpia ku shumë njerëz kanë kujtime, po shkojmë në një hapësirë më të mirë, që ka një vlerë më të madhe financiare dhe që është shumë më dinjitoze për të ardhmen.

Deklarata u bë ditën e sotme, ku në Kryeministri u prezantua projekti për rindërtimin e zonës së Kombinatit. Kryeministri Edi Rama premtoi rifillimin e punës duke krijuar një sistem të ri urban. Nuk munguan as “thumbat” ndaj opozitës dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment