Politike

Rindërtimi i banesave të shembura nga tërmeti/ Rama: Kemi 80 miliardë lekë grante, bëni durim! Ahmetaj: Kemi piketuar te gjitha zonat, 140 shkolla në proces ndërtimi

VIDEO
Fillimisht fjalën e mori kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili deklaroi se ka akorduar një fond prej 700 milionë lekësh nga qeveria, 560 prej tyre janë pagesë kesh për familjarët, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti, ndërsa pjesa tjetër vetëm për rregullime e shtëpive të dëmtuara.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj. Në një komunikim virtual, Rama bëri me dije edhe vlerën e granteve që ka filluar tashmë të shpërndahet për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që arrin 80 miliadë lekë. 

Fillimisht fjalën e mori kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili deklaroi se ka akorduar një fond prej 700 milionë lekësh nga qeveria, 560 prej tyre janë pagesë kesh për familjarët, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti, ndërsa pjesa tjetër vetëm për rregullime e shtëpive të dëmtuara.

Përshendetje Zoti kryeministër. Sot jemi lidhur me dy njësi, një të vjetër dhe një të re. Kemi parë qytetarë që nënshkruajnë kontratat për paratë e granteve që do të marrin paratë kesh, për shtëpitë që u janë dëmtuar. Edhe në dy njësi të tjera, ka ndodhur edhe po e njëjta gjë. Mënyra ka qenë e ngjashme me atë të procedurës së shtatorit, pas tërmetit, ku ndërtuam 65 shtëpi të reja. I njëjti model po shërben edhe rastin e nëntorit. Kemi të akorduar fondin mbi 700 milionë lekësh, 560 milionë lekë janë pagesë kesh për familjarët, ndërsa pjesa tjetër vetëm për rregullime. Ndërkohë kemi pasur një numër minimal dosjesh të skualifikuara dhe ata do kenë edhe pagesa, për shkak të dashamirësisë së qeverisë. Sepse kur ke një shtëpi të dytë në Tiranë, nuk përfiton. Të gjitha paratë janë derdhur ne llogaritë bankare të qytetarëve, ose me postë. Kemi nënshkruar kontrata për 200 banesa të reja, 50 fillojnë këtë javë dhe janë në Farkë. Ndërsa 50 të tjera, nisin javën tjetër. Ndërtimet janë të pikëzuara dhe më pas do të nisim me lagjet. Lagjia e parë, do të jetë Vaqarri. 52 pallate në Tiranë, do të jenë për prishje. Gjithçka do të funksionojë me inxhinierë. Ata shohin gjithçka. Pallatet në Kombinat dhe Kinostudio, janë ata që duhen shembur. 10 pallate i kemi për rikosntruksion, ndërsa tetë për diskutim. Këta të fundit, jemi në mëdyshje nëse duhen restauruar, apo duhe rindërtuar. Ndërkohë, përsa u përket banesave kolektive, por për ambientet e përbashkëta, si tarraca apo shkallët e pallatit, kemi 243 pallate dhe shumica e tyre janë me administratorë, kështu që procedura është ende më e thjeshtë. Tek të tjerët, gjithçka do ta bëjë bashkia. Ne prandaj u kemi bërë gjithmonë thirrje, sepse me administratorë regullohet gjithçka më lehtë. Kemi rrëzuar edhe 10 konvikte. Kemi paguar bonusin e qirasë për të gjithë studentt osë jo që jetonin aty. edhe tre godina në Qytetin Studenti. Në dy shkolla ka mbaruar dizajni dhe kemi filluar prokurimin. Pjesa e kontruksionit u është dorëzuar donatorëve,”- tha Veliaj ndër të tjera.

Më pas, fjalën e mori kryeministri Edi Ram i cili shtoi se qytetarët duhet të kenë durim. 

Më vjen mirë që procesi po ecën. Një pjesë e njerëzve nuk kanë pritur këtë ditë për të bërë emetime, por fotografimi i situatës që nga dita e parë na jep mundësinë t’i japim secilit atë që i takon. Bëhet fjalë për 8 miliardë lekë që do të shkojnë për emetime. Aktualisht Bashkia e Tiranës ka 5.6 milionë dollarë në proces dhe nga ana tjetër, jemi në procesin e fillimit konkret në terren të punës për ndërtimin e shtëpive. E gjithë çështja është që qytetarët duhet të kuptojnë që kjo e sotmja është vetëm një pjesë sepse Bashkia i bën miratime me lote dhe kemi edhe dy mbledhje të tjera të Këshillit Bashkia. Kemi edhe dosje të tjera për të cilat po lëvrihen fondet për familjet e dëmtuara. Sot që flasim, kemi në total nga bashkitë Tiranë, Shijak, Kamëz, Vorë Krujë, Durrës dhe Lezhë 19880 përfitues të ndarë në kategori. E fundit që kam është ajo ç’ka u tha nga kryebashkiaku, lidhur me procesin për të nisur me ndërtimin e banesave kolektive. Kjo merr më shumë kohë. Nga dita në ditë, punë nis në terren,”– tha Rama ndër të tjera. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u shoreh se programet kanë nisur dhe falenderoi vendet për grantet që kanë ofruar. 

Të premten do të inagurohet fillimi i punimeve në Farkë, për 50 njësitë e para individuale. Ndërsa në disa bashki të tjera, bëhemi gati këtë fundjavë, për fillimin e ndërtimit të njësive private. Programi qe kërkon kohë më të gjatë, është ndërtimi i banesave kolektive urbane dhe ka filluar detajimi i projekteve. Në fudn të muajit shtator do të kemi punë në terren me origramin e katër, duke filuuar që nga zonat në Tiranë dhe deri në zonat e tjera më të dëmtuara. Kemi qevirinë e Katarit që do na japë tre shkollë, me qeverinë turke jemi në fazën e impelmentimit, deri në fund të javës, njoftohen të gjithë banorët që do të shpronësohen aty ku do të ndërtojë agjencia e strehimit të republikës së Turqisë.  Me Emiratet e Bashkuara në Spitallë. Ndërsa me Durrësin kemi pallatet individuale. Kemi edhe 12 shtete të tjera që kanë firmosur, ku përfshihet Anglia, Polonia, Danimarka që bashkojnë findet 12.5 milionë euro dhe do të investojnë në infrastrukturë komunitare dhe në zonat e dëmtuara. Në përfundim edhe një falenderim për Zvicrën që ka kontribuar,”- tha Ahmetaj. 

Fjalën e mbylli sërish Rama.

Unë ju kërkoj durim të gjithë atyre që me të drejtën e Zotit janë të paduruar që të futen në shtëpi. Jo garantoj që jemi në punë 24 orë, që tçojmë në shtëpi sa më shpejt. Shumë Faleminderit,“- tha kryeministri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment