Politike

“Rinasi, dështimi i kryeministrit”/ Rama: LuIi, një kukull që flet kur kurdisët, e nxjerrin xhavajdurët

Referuar fjalëve të Bashës, i cili situatën në Rinas e konsideroi si një dështim të kryeministrit, Rama tha se kreu i PD-së është një kukull.
Featured image of article: “Rinasi, dështimi i kryeministrit”/ Rama: LuIi, një kukull që flet kur kurdisët, e nxjerrin xhavajdurët Edi Rama

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryeopozitarit Lulzim Basha. I pranishëm në Gjirokastër, referuar fjalëve të Bashës, i cili situatën në Rinas e konsideroi si një dështim të kryeministrit, Rama tha se kreu i PD-së është një kukull.

Sipas kryeministrit, Basha flet kur e kurdisin ata që e kanë vënë përpara.

“Xhavajdurët kanë bërë çdo gjë dhe Luli del e thotë ‘e patë çfarë ndodhi në Rinas, është dështim i Ramës. Një kukull që kurdiset, që del e flet kur i thonë, njëherë tjetër nuk flet. Por nuk mundët që të vijë ai njeri. Nuk duhet të lodhemi e të dorëzohemi. Sepse mundësitë që ne kemi janë të mëdha. Nuk mund të imagjinohej disa vite më parë që një kompani aq e madhe që do të investojë në Durrës, do t’i qasej Shqipërisë. Sot futja e tyre bën që ne ta shikojmë të afërt, mundësinë që Shqipëria të bëhet eksportues,”- tha Rama ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJM KRYESOR:Rama pranon rëndësinë e kontrollorëve: Nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, luftuam gjithë natën për vaksinat. Luli, një kukull që flet kur kurdiset

(f.m/dosja.al)

Shto Koment