AktualitetDiaspora

Rinas, rikthehet një grup shqiptarësh, ishin bllokuar prej ditësh në Stamboll

Bllokimi i qindra shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian dhe jo vetëm është një nga problemet kryesore që po shoqëron sot shqiptarët krahas koronavirusit.
Featured image of article: Rinas, rikthehet një grup shqiptarësh, ishin bllokuar prej ditësh në Stamboll Nje nga shqiptaret e kthyera

TIRANË-Një grup prej dhjetëra shtetasish shqiptarë është kthyer më në fund në Shqipëri, pasi kanë qendruar të bllokuar prej ditësh në vende të ndryshme evropiane. Ata janë kthyer përmes të vetmit avion të “Air Albania”, që është në punë ende, “Lasgushit”.

“U ktheva nga New Yorku përmes Stambollit. Isha me pushime. Do hyj në karantinë për dy javë. Isha dhe në Amerikë në karantinë”, tregoi një qytetare për gazetaren Klodiana Lala.

Por ajo nuk ishte e vetmja. Një tjetër shqiptar tha se po kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Isha në Amerikë, kam gocën atje dhe e vizitova”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bllokimi i qindra shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian dhe jo vetëm është një nga problemet kryesore që po shoqëron sot shqiptarët krahas koronavirusit. Pavarësisht përpjekjeve, MPEJ nuk ka mundur që t’i kthejë këta shqiptarë në atdhe.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment