Bota

Rimëkëmbja pas COVID-19, BE i jep Serbisë 70 milion euro ndihma

Serbia ka marrë nga Bashkimi Europian 70 milion euro grante për të rimëkëmbur ekonominë pas COVID-19.
Featured image of article: Rimëkëmbja pas COVID-19, BE i jep Serbisë 70 milion euro ndihma Aleksander Vucic

SERBI- Bashkimi Europian i ka dhënë 70 milion euro grante Serbisë, si një mbështetje për të përballuar krizën ekonomike të krijuar për shkak të COVID-19. Këto para janë pjesë e programit financiar për vendet të cilat asipirojnë të anëtarësohen në BE. Më herët ndërkohë BE i ka dhënë Serbisë 15 milion euro, si ndihmë urgjente, për përballimin e nevojave mjekësore.

Marrëveshja online e nënshkruar gjatë ditës së sotme konsiston në tre elementë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
  1. Sigurimi i granteve për rreth 450 mikro ndërmarrje dhe ndërmarrje të reja, për hapjen e vendeve të punës në rajonet e Serbisë, si dhe investimi në infrastrukturën sociale dhe komunale për të mbështetur rritjen ekonomike.
  2. Mbështetja e punësimit dhe politikave sociale për grupet vulnerable, të cilat kanë qenë në mesin e më të prekurve nga kriza e COVID-19, të rinjtë, personat me aftësi ndryshe dhe të komunitetit rom.
  3. Mbështetja e reformave të nisura me BE-në veçanërisht në fushat e energjisë, bujqësisë, transportit dhe shëndetësisë, ndërsa 2.5 milion euro do shpenzohen për furnizime mjekësore dhe ekspertizë nga vendet e BE-së.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, bëri me dije se gjatë këtij viti Serbia do të marrë edhe 98 milion euro të tjera ndihmë, për të rimëkëmbur ekonominë dhe për t’i dhënë shtysë turizmit. Gjithashtu programi i ndihmës fokusohet edhe në politikat e mjedisit për cilësinë e ajrit dhe mjedisit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment