Ekonomi

Rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë, Denaj bisedë me FMN: Heqja e TVSH-së dhe tatim-fitimit për biznesin e vogë të nevojshme

Ministrja e Financave Anila Denaj, gjatë një bisede online me FMN, është shprehur se heqja e TVSH-së dhe tatim-fitimit për biznesin e vogël, janë masa të nevojshme të nxitura edhe nga pandemia e COVID-19.
Featured image of article: Rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë, Denaj bisedë me FMN: Heqja e TVSH-së dhe tatim-fitimit për biznesin e vogë të nevojshme Anila Denaj

TIRANË -Ministrja e Financave, Anila Denaj zhvilloi sot një bisedë online me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në foksus të bisedës së tyre ishin nismat e qeverisë për heqjen e TVSH-së dhe tatim-fitimit për biznesin e vogël, si dhe rishikimi i buxhetit të shtetit për herë të tretë. Sipas ministres këto përjashtime janë të nevojshme, nisur nga situata e pandemisë.

Gjithashtu gjatë takimit është biseduar edhe për zhvillimet makroekonomike dhe fiskale, si dhe efektet e prodhuara nga tërmeti i 26-nëntorit dhe pandemia e COVID-19.
Denaj gjatë fjalës së saj u shpreh se me rishikimin e buxhetit do të rritet edhe defiçiti buxhetor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rishikimi i buxhetit të vitit 2020 pas pandemisë, do të kërkojë zgjerim të hapësirave fiskale dhe rritje të mëtejshme të deficitit buxhetor“, tha Denaj.

Sipas Denajt, rishikimi i buxhetit do të mundësojë vazhdimësin e projekteve për punësim dhe rritje të ekonomisë, por edhe projektet e Rindërtimit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment