AktualitetPolitikeSociale

Rimbursimi i TVSh-së për blegtorët, qeveria nuk tërhiqet

Kompensimi për TVSH-në e fermerëvë do të mbetet 6%. Por Ministria e Financave është duke punuar për një tjetër skemë mbështetëse për blegtorinë, në mënyrë që të zbutë efektet e uljes së rimbursimit të TVSH-së.
Featured image of article: Rimbursimi i TVSh-së për blegtorët, qeveria nuk tërhiqet Qumështi i derdhur

Qeveria nuk do të tërhiqet nga ligji që miratoi në fund të vitit 2018 ku uli kompensimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për fermerët nga 20 në 6%. Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, sqaron se në momentin që imputet në bujqësi: farat, fidanët, plehrat kimikë dhe pesticidet u përjashtuan nga TVSH-ja është e palogjikshme rimbursimi i kësaj takse nga ana e shtetit. Ai thotë se kompensimi 6% u la për disa kosto të tjera që kanë fermerët dhe paguajnë këtë taksë si nafta apo energjia elektrike.

“Në fund të vitit 2018 parlamenti bëri 0 imputet bujqësore që do të thotë se financimi që jepet për imputet bujqësore nuk ka më sens sepse nuk mund të financosh TVSH-në e një produkti, i cili nuk ngarkohet me TVSH”.

Por ekspertët e Ministrisë së Financave janë duke punuar për të krijuar një tjetër skemë, e cila do të ndihmojë sektorët më të brishtë në bujqësi, siç është ai i prodhimit të qumështit.

“Në këtë kuadër ne po shikojmë opsionet e tjera që nëse nga të dhënat dhe llogaritjet do të rezultojë që sektori blegtoral preket në fakt dhe ndryshimet ligjore nuk janë neutrale në kostot e tyre, atëherë të shohim skema të tjera financimi në mënyrë që ato para që jep buxheti i shtetit të shkojnë për atë destinacion për të cilat ai i jep”.

Prej 3 ditësh agropërpunuesit dhe grumbulluesit e qumështit kanë refuzuar të blejnë lëndë të parë në tregun vendas për shkak të uljes së kompensimit të TVSH-së, ndërsa blegtorët kanë protestuar disa herë duke derdhur qumështin në rrugë.

Marrë nga ABC News

Shto Koment