SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
SHQIPËRI– Rimbursimi i TVSH-së ndaj bizneseve u intensifikua gjatë dymujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë periudhës janar-shkurt 2021, u rimbursuan mbi 3.8 miliardë lekë TVSH, ose 73% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Rimbursimi në nivele të larta uli të ardhurat nga TVSH neto me 5.7% në dymujor.
Në janar – shkurt 2021 u arkëtuan gjithsej nga TVSH-ja 26,4 miliardë lekë dhe u rimbursuan 3.8 miliardë lekë. Të dhënat tregojnë se është rimbursuar 14,5% e TVSH së arkëtuar, ndërsa në dymujorin 2020 u rimbursua 8.7% e TVSH së arkëtuar.
Si rrjedhojë e rimbursimeve të larta të TVSH-së, arkëtimet buxhetore shënuan ulje me 2.3% në krahasim me faktin e një viti më parë.
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit rimbursimet e TVSH u rritën në rekorde për periudhën.
Me gjithë këtë rritje të rimbursimit, qeveria ka ende një gjendje të lartë debiti ndaj biznesit. Nga të dhënat e fundit, stoku i TVSH-së së parimbursuar arriti në 11.3 miliardë lekë (92 mln euro) në tremujorin e tretë të vitit 2020. TVSH e parimbursuar përbën 17% të detyrimeve të prapambetura të qeverisë së përgjithshme jashtë treguesve fiskalë.
Detyrimet e larta në rimbursimin e TVSH-se u krijuan nga investimet në projektet e mëdha, kryesisht në gazsjellësin TAP dhe investimet në HEC-et mbi lumin Devoll. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nënshkruar një marrëveshje me kompanitë e mëdha të investimeve për të paguar me këste, borxhin e akumuluar ndaj tyre.
Praktikisht këto detyrime rëndojnë borxhin e përgjithshëm publik të vendit, pasi në të ardhmen, autoritetet e financave do të detyrohen të bëjnë më pak shpenzime në sektorë prioritarë, si arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.
Sipas ndryshimeve ligjore që u bënë në vitin 2016, të gjitha sipërmarrjet që kanë një qarkullim në eksport 50% përfitojnë rimbursim automatik të TVSH -së brenda 30 ditëve. Mirëpo, edhe pas ndryshimeve ligjore, rimbursimi i TVSH-së në kohë vijon të jetë problematik.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHQIPËRI- Covid-19 krijoi një krizë të paprecedentë në treguesit e konsumit në vend, duke e ndryshuar tërësisht sjelljen konsumatore. Përqendrimi i blerjev...
Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë në një lidhje me Skype pediatre Lira Gjika. Ajo shpesh jep këshilla se si të sillen njerëzit me fëmijët, të jenë prindë...
TIRANË– Një raport i Institutit të Statistikave, INSTAT zbuloi sot se pavarësisht situatës së rënduar ekonomike në Shqipëri dhe tkurrjes së sektorëve ky&cc...
TIRANË– Instituti i Statistikave (Instat), ka publikuar sot raportin me të dhënat për rritjen ekonomike dhe ecurinë e saj përgjatë 3 mujorit të 4-të ...
SHQIPËRI– Kreditimi i ekonomisë ka ecur me ritëm të ngadaltë edhe në muajin shkurt. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia e re kishte vler...
SHQIPËRI– Transporti urban në Tiranë përveç rënies të fluksit të pasagjerëve deri në 60% nga frika e infektimeve të Covid-19, informalitetit m...
SHQIPËRI– Pjesëmarrja në procedurat e prokurimit të hapura nga autoritetet kontraktore bëhet nga ana e operatorëve ekonomikë vetëm nëse këta të fundi...
SHQIPËRI– Të dhëna të detajuara mbi emigracionin në vendet e Ballkanit Perëndimor të analizuara nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i V...
Një histori tronditëse u transmetua sot në emisionin “Shqipëria live”. Zhaneta Metani rrëfen se si djali i saj iu nënshtrua operacionit për të hequr një masë dh...
Në këtë kohë pandemie, ku shumë dilema, iniciativa, modele dhe eksperienca për të ndertuar dhe realizuar modelin më funksional të mësimdhënies dhe nxënies, u bë...