Editorial

Rilindja na do të varfër por të lumtur

Mundësia për transformim dukej e pakrahasueshme. Problemi ishte se, nga këndvështrimi i tij, e majta nuk e kuptonte plotësisht karakterin kombëtar anglez, ose nuk pranoi ta bënte këtë. Dukej jologjike që ndjenja patriotike barazonte, ose madje tejkalonte, peshën e vetëdijes së klasave.
Featured image of article: Rilindja na do të varfër por të lumtur

Nga Meri Lika

Tek “Luani dhe Njëbrirëshi: socializmi dhe gjeniu anglez”, një ese botuar në vitin 1940, George Orwell, shtronte nevojën për të transformuar sistemin e klasave britanike. Depresioni i Madh kishte bërë shkatërrime dhe lufta kishte hyrë në kulmin e saj.

Mundësia për transformim dukej e pakrahasueshme. Problemi ishte se, nga këndvështrimi i tij, e majta nuk e kuptonte plotësisht karakterin kombëtar anglez, ose nuk pranoi ta bënte këtë. Dukej jologjike që ndjenja patriotike barazonte, ose madje tejkalonte, peshën e vetëdijes së klasave.

Në një paragraf ku paralelet bashkëkohore mund të jenë thjesht rastësi, Orwell vuri në dukje se klasa punëtore do të vuante tmerrësisht nga lufta, por se ata do të duronin nëse kishin ndonjë provë se jeta përpara do të ishte më e mirë. Një pjesë e provës ishte një çështje e opinionit publik: Orwell sugjeroi se meqë barra e punës dhe e taksave ndihej tek klasa punëtore, ishte e rëndësishme për ta të shihnin që goditja ndaj të pasurve ishte edhe më e rëndë.

“Dhe sa më e lartë britma e të pasurve, aq më mirë”, përfundonte ai në mënyrë sfiduese.
Diskutimet mbi diferencat ndërmjet klasave shoqërore janë bërë shpesh edhe në Shqipëri, por edhe në këto kohë pandemie, kur ekonomia ka marrë tatëpjetën. Kjo është, pjesërisht, për shkak të efekteve që mund të ketë pandemia dhe hapja e mëtejshme e pabarazisë në vend.

Në këtë drejtim, si e perceptojnë shqiptarët sjelljen e qeverisë në mes të kësaj krize shëndetësore dhe ekonomike? A ka ndonjë prirje qeveria drejt një klase të veçantë shoqërore?

Nëse do të pyesnim të varfërit, ata do të falënderonin qeverinë për lëmoshën e pagës së luftës, nëse do të pyesim ata që kanë paga mbi mesataren do të kishin patjetër pakënaqësi, nëse do të pyesnim bizneset e vogla do të kishin më shumë pakënaqësi se këta më sipër dhe sa më shumë ngjisim shkallët aq më e madhe do të jetë pakënaqësia. Disa shohin përfitim për të githë dhe disa nuk shohin përfitim për askënd. Shumë prej nesh mendojnë se politikat e qeverisë në këtë periudhë nuk i kan sjellë përfitime asnjë klase.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë moment do të duhet të kryheshin sondazhe për të kuptuar më mirë perceptimin e shoqërisë, por dhe INSTAT-i duhet t’i ishte përgjigjur me të dhëna. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Padyshim që kërkohen matje më të mëdha dhe më të mira, si të interesave, ashtu edhe të identiteteve të klasës dhe të atyre ndienjave të unitetit kombëtar që mund të imponohen në vetëdijen e klasës, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Çështja është nëse, drejt normalitetit të ri, a do të trajtohe në mënyrë të barabartë të gjithë? Për të mirën e të gjithëve, së pari të varfërit; apo për të mirën e të varfërve, së pari të gjithë?

Politikat qeveritare, në këto 30 vjet dhe akoma më shumë tani në gjendjen e jashtëzakonshme, kanë qenë: “Njerëzit nuk e gjejnë më lumturinë tek luksi”. Sipas prespektivave qeveritare, ne nuk e gjejmë më lumturinë tek luksi, tek një makine e re, apo tek një shtëpi e madhe madhe. Sipas qeverisë, shqiptarët e kanë gjetur lumturinë tek masat shtrënguese, thelbësore, në ato që llogariten vërtet, që është pasuria e shpirtit.

Realiteti i ri kërkon që qytetarët të bëjnë sakrifica që ne kurrë nuk i kishim imagjinuar, por që na bëjnë një popull të virtytshëm. Dhe kjo sakrificë, e cila sipas qeverisë, na ka vendosur përmbi nivelin e shumë vendeve – superfuqi, na ka bërë të lumtur dhe krenarë dhe nuk duhet të na “errësojë sytë” e të kërkojmë masa më të mira për ekonominë.

Është e vërtetë që lumturia nuk vjen nga paratë ose të mirat materiale (në histori ka pasur raste milionerësh të famshëm që kanë përfunduar të kryejnë vetëvrasje). Është gjithashtu e vërtetë që nevojiten një minimum parash dhe të mira materiale për të jetuar me dinjitet. Pikërisht, paratë dhe të mirat materiale që janë shumë të pakta në shumë vende, vijnë sepse këto shtete vuajnë, vuajnë barrën e borxheve të jashtme të mëdha dhe të përjetshme.

Po ne ku jemi, në diktaturë apo të mbushur me borxhe?

Etiketa:

Shto Koment