Politike

“Rilindja i quan çunat shqiptarë zdromsa”, Kryemadhi nuk i ndahet Veliajt, e thumbon nga larg: Nuk më duket as çun, as gocë

VIDEO
Ndër të tjera, Kryemadhi hodhi një kunj për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Errjon Veliajt, i cili kohë më parë është shprehur se 'çunat shqiptarë janë zbromsa'.
Featured image of article: “Rilindja i quan çunat shqiptarë zdromsa”, Kryemadhi nuk i ndahet Veliajt, e thumbon nga larg: Nuk më duket as çun, as gocë Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

FIER– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në qytetin e Fierit aty ku po takohet me gjimnazistët dhe studentët e këtij qyteti.

Gjatë bashkëbisedimit të tyre, u prezantua nga kryetarja rasti i një djali të quajtur Geri, për të cilën Kryemadhi foli me superlativa duke theksuar faktin se përveç se është student edhe punon për të ndihmuar familjen. Ndër të tjera, Kryemadhi hodhi një kunjë për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, i cili kohë më parë është shprehur se ‘çunat shqiptarë janë zbromsa’.

Gjatë fjalimit të saj, pa përmendur emra, Monika tha se ai nuk i duket as si çun e as si gocë.

“Rilindja i quan çunat shqiptarë zdromsa, ai më duket nuk është fare as çun as goce…janë çunat që kanë bërë gjëra të jashtëzakonsme për familjen. Nihem krenare që më ke pranura të jem mikja jote (flet Monika për Gerin, studentin nga Fieri për të cilin tregoi se ka mbetur e impresionuar nga takimi që ka pasur me të), pasi ne politikanët nuk na duan shumë, pasi ne duhet të bëjmë shumë për popullin“- u shpreh Monika Kryemadhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ajo preku dhe ccështjen e arsimit në vend, duke thënë se Besa Shahini e ka degjeneruar dhe shkatërruar atë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment