Politike

“Rilindja e përplasi vendin në honin e mjerimit”, Florjon Mima tregon avantazhet e planit ekonomik të PD: Me taksën e sheshtë 9% çdokush do të jetë i lirë të punojë e të prosperojë

VIDEO
Ish-deputeti demokrat, Florjon Mima ka akuzuar qeverinë se e ka zhytur vendin në mjerim, duke u bazuar edhe tek raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili fliste për përkeqësim të klimës së biznesit. Njëkohësisht ai tregoi avantazhet që do të kenë shqiptarët me taksën e sheshtë 9%, pjesëe planit ekonomik të PD.
Featured image of article: “Rilindja e përplasi vendin në honin e mjerimit”, Florjon Mima tregon avantazhet e planit ekonomik të PD: Me taksën e sheshtë 9% çdokush do të jetë i lirë të punojë e të prosperojë Florjon Mima dhe Edi Rama

TIRANË – Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit, Florjon Mima, ka akuzuar qeverinë se modeli ekonomik i aplikuar prej tyre ka zhytur vendin në mjerim. Mima është ndalur tek raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila vlerësoi se klima e biznesit në 8 vite është përkeqësuar.

Sipas Mimës, DHAM, i bëri gjyqin  një qeverisje të paaftë dhe të çoroditur. Më tej ai ka vënë theksin tek plani i PD, për taksën e sheshtë, 9%, duke treguar përfitimet që do të kenë qytetarët prej saj.

Reagimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhoma Amerikane e Tregtise i beri gjyqin nje qeverisjeje te paafte, te coroditur, sherbetore te bindur te nje grushti oligarkesh, armike te interesave te pjeses me te madhe te qytetareve shqiptare. Te vleresohesh sot, pas gati 8 vitesh ne qeverisje, dukshem me ulet se qeveria e demokrateve ne 2012, konfirmon se kursi i pseudoreformave te Rilindjes e perplasi vendin ne honin e thelle te mjerimit, tregon se qeverisja e saj punon vetem per interesat e dhjete veteve dhe se asaj nuk i interesojne te ardhurat e shqiptareve, nuk i intereson mbijetesa e tyre. PD ka nje plan te thjeshte per kthimin e shqiptareve ne pune: taksa te ulta, shtet duarshkurter karshi qytetareve e bizneseve, zyrtare meritore-sherbetore te qytetareve e bizneseve. PD nuk premton mrekulli por, ajo qe premton eshte qe, cdokush, te jete i lire te punoje, te prosperoje, te fitoje dhe, nga ky fitim, te kontribuoje vetem 9% si detyrim per arken e perbashket.Me pak taksa do te thote me shume para, me shume mundesi per familjen!

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment