Politike

Rikthimi tek ‘Zgjedhorja’/ Rudina Hajdari përshëndet vendimin e Bashës: Është gjë pozitive! Duhet konsensus për sistemin zgjedhor

Deputetja Rudina Hajdari shkruan se duhet të gjendet një konsensus për ndryshimin e sistemit zgjedhore.
Featured image of article: Rikthimi tek ‘Zgjedhorja’/ Rudina Hajdari përshëndet vendimin e Bashës: Është gjë pozitive! Duhet konsensus për sistemin zgjedhor Rudina Hajdari dhe Lulzim Basha

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka përshëndetur vendimin e opozitës për t’u rikthyer në tryezën e Reformës Zgjedhore. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, bashkë kryetarja e Reformës Hajdari shkruan se duhet të gjendet një konsensus për ndryshimin e sistemit zgjedhore.

E vlerësoj faktin që Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për përfundimin e reformës zgjedhore. Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë,”-shkruan ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të bërë publik nga Lulzim Basha për rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Vendimin Basha e bëri publik pas një takimi me ekspertët e PD, ku deklaroi se opozita do të rikthehet në tryezën e bisedimeve për të përfunduar procesin. Ai tha se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë këtë proces, pasi është e vendosur që t’i japin qytetarëve të drejtën e votës në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment