Politike

Rikthimi tek Reforma Zgjedhore, Kryemadhi: LSI me qëndrim të njëjtë si PD, të vendosur të largojmë Ramën nga pushteti

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se PD dhe LSI janë të vendosur që të realizojnë ndryshimet në 'Zgjedhore'.
Featured image of article: Rikthimi tek Reforma Zgjedhore, Kryemadhi: LSI me qëndrim të njëjtë si PD, të vendosur të largojmë Ramën nga pushteti Monika Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi tha se PD dhe LSI janë të vendosur që të realizojnë ndryshimet në ‘Zgjedhore’.

Më tej, Kryemadhi shtoi se LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga kryedemokrati Lulzim Basha. 

Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend,”-shkruan ajo. 

POSTIMI I PLOTË:

LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi që ka bërë të njohur në emër të Opozitës së Bashkuar kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si Kryetare e LSI-së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe përdorimi i dhunës policore mbi artistët, mbi gazetarët, mbi veprimtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës, është provokimi i rradhës së Edi Ramës ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, i cili edhe në sallën e Kuvendit vazhdoi me të njejtën gjuhë fyese dhe provokative, për të na detyruar të largohemi nga tryeza e reformës zgjedhore.

Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të bërë publik nga Lulzim Basha për rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Vendimin Basha e bëri publik pas një takimi me ekspertët e PD, ku deklaroi se opozita do të rikthehet në tryezën e bisedimeve për të përfunduar procesin. Ai tha se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë këtë proces, pasi është e vendosur që t’i japin qytetarëve të drejtën e votës në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment