Rajoni

Rikthimi në shkolla mbetet problem! Italia u bën testin gati 50% të mësuesve në vend, 13 mijë pozitivë

Nga të testuarit 2.6% - ose e thënë ndryshe rreth 13 mijë njerëz - testuar pozitivisht dhe do të karantinohen derisa të rezulatet të jenë negative.
Featured image of article: Rikthimi në shkolla mbetet problem! Italia u bën testin gati 50% të mësuesve në vend, 13 mijë pozitivë Foto ilustruese

ITALI– Rikthimi në shkolla në kohë koronavirusi është kthyer në debatin e momentin. Në Itali rreth 500 mijë mësues dhe staf i shkollave kanë bërë tamponin dhe testin serologjik për Covid-19. 

Nga të testuarit 2.6% – ose e thënë ndryshe rreth 13 mijë njerëz – testuar pozitivisht dhe do të karantinohen derisa të rezulatet të jenë negative.

Që prej rastit të parë të shënuar në vend dhe deri më tani, Itali regjistron plot 286 mijë persona të infektuar nga pandemia. Nga të infektuarit, 35,603 kanë ndërruar jetë. 

Ndërkohë që me debate është shoqëruar edhe në Shqipëri hapja e shkollave më 14 shtator. Qeveria ka publikuar një plan masash, duke kërkuar ndjekjen rigoroze të tij. Ndërsa opozita nga ana e saj kërkon testim çdo ditë për mësuesit, në mënyrë që shkollat të mos kthehen në çerdhe infektimi. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani, edhe pa hapjen e shkollave, disa mësues ose pjesë e stafit të disa prej shkollave në vend kanë rezultuar pozitivë dhe janë vetëkarantinuar. 

Marrë nga La Stampa

(k.m/dosja.al)

Shto Koment