Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Rikthimi në Hënë/ NASA shpalos planin, shuma marramendëse që do harxhojë
22 Shtator 2020, 16:46Nga DOSJA
Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) shpalosi zyrtarisht planin e saj për t’u kthyer në Hënë në vitin 2024. Në kuadër të programit të quajtur Artemis, i cili do të kushtojë rreth 28 miliardë dollarë, NASA do të dërgojë në sipërfaqen hënore një burrë dhe një grua.
Do të jetë ky aterimi i parë i njerëzve atje qysh në vitin 1972. Megjithatë, afati kohor i agjencisë do të varet edhe nga Kongresi amerikan, që pritet të lëshojë rreth 3.2 miliardë dollarë për ndërtimin e një sistemi të zbarkimit.
Astronautët do të udhëtojnë me një kapsulë të ngjashme me Apollon e vitit 1972, por që quhet Orion dhe që do të niset nga një raketë e fuqishme e quajtur SLS.
“Shuma prej 28 miliardë dollarësh përfaqëson kostot e katër vjetëve të ardhshëm në programin Artemis: financimin e SLS-së, financimin e Orionit, sistemin e aterimit të njerëzve dhe natyrisht kostumet hapësinore”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.
“Kërkesa për buxhet që kemi përpara Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA-së tani është 3.2 miliardë dollarë për vitin 2021. Është shumë e rëndësishme që t’i sigurojmë ato 3.2 miliardë dollarë“, tha Bridenstine.
Ai po ashtu tha se shpreson që ekipi që do të shkojë në Hënë, do të zgjidhet së paku dy vjet përpara misionit.
Programi Artemis do të jetë misioni i parë që dërgon astronautë në sipërfaqen hënore qëkur Apollo 17 e ka bërë një gjë të tillë, rreth 48 vjet më parë.
SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç dhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler, ...
ITALI- Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 14 viktima dhe 1,392 raste të reja më COVID-19. Ndërsa 967 persona kanë fituar betejën me koronavirus 24 orët e...
SERBI– Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, tha të martën në Beograd se dakord...
BRITANI E MADHE- Kryeministeri i Anglisë Boris Johnson ka njoftuar kufizimet e reja për koronavirusin, të cilat mund të zgjasin deri në 6 muaj. Maskat do të jen...
KOSOVË- Përfaqësuesi Special i Presidentit Trump, Richard Grenell, ka folur pas vizitës që ka bërë ditëne djeshme në Kosovë dhe Serbi. në një postim që ka...
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të BE, Charles Michel ka shtyr samitin e kësaj jave në Bruksel pasi u vetkarantinua. Charls Michel është izoluar...
LIBAN- Libani pas pothuajse dy muajsh është tronditur sërish ditën e sotme. Sipas mediave të huaja një depo armësh që i përkiste “Hezbollah”-ut ka shpërtheyr. S...
MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona si shkak i COVI...