Politike

Rikthimi i vizave për shqiptarët/ Kryemadhi: Vendimi efekt zinxhir

  • Holanda voton pro mocionit për rikthimin e vizave për Shqipërinë, fati në dorë të KE
  • Kryetarja e LSI ka komentuar kërkesën e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët.

    TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar kërkesën e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët. Në një dalje për mediet, kryemadhi tha se krimi i organizuar shqiptar dhe kthimi i vizave mund të dëmtojnë dhe vetë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

    Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit:

    Fakti që bërtet dhe ulëret sot është që krimi i organizuar shqiptar, destabilizimi i brendshëm që ka vendosur Shqipërinë sot është sepse krimi tashmë është partneri më i ngushtë me qeverinë shqiptarë, janë partnerët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të zyrtarëve të lartë të cilët kanë eksportuar dhe në vendet e BE.Holanda është vetëm një nga vendet që e ka ngritur këtë çështje por fatkeqësisht ky fenomen ka prekur edhe shumë vende të tjera të BE. Dua të kujtoj raportin e DASH, që e cilëson Shqipërinë si një bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që operojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut. Ky fenomen i ngritur zyrtarisht nga Holanda rrezikon të marrë një efekt zinxhir në debatin e ardhshëm të vendeve anëtare mbi procesin e integrimit europian dhe konkretisht për çeljen e negociatave që shqiptarët aspirojnë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kryemadhi tha se parlamenti holandez “konfirmoi plotësisht faktin se nuk janë protestat e opozitës apo djegia e mandateve  arsyet e mosçeljes së negociatave por kapja e shtetit, keqeverisja dhe kapja e të gjithë institucioneve nga krimi i organizuar”.

    Ndërkohë ditën e djeshme Parlamenti Holandez,  ka votuar ‘PRO’  kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, (Lexo këtu) që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment