Politike

Rikthimi i opozitës në KP, Rama përshendet vendimin: Koha nuk pret, me vullnet të mirë arrijmë konsensusin

Rama shkruan se koha nuk pret dhe vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus.
Featured image of article: Rikthimi i opozitës në KP, Rama përshendet vendimin: Koha nuk pret, me vullnet të mirë arrijmë konsensusin Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshendetur rikthimin në tryezën e Reformës Zgjedhore të opozitës jashtë parlamentare. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se koha nuk pret dhe vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus.

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”, shkruan Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të bërë publik nga Lulzim Basha për rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Vendimin Basha e bëri publik pas një takimi me ekspertët e PD, ku deklaroi se opozita do të rikthehet në tryezën e bisedimeve për të përfunduar procesin. Ai tha se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë këtë proces, pasi është e vendosur që t’i japin qytetarëve të drejtën e votës në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment