LIVE UPDATES
Bota

Rikthimi i Covid-19/ Shkencëtarët tmerrojnë me deklaratën: Vala e dytë do ët prekë të rinjtë si Gripi Spanjoll i vitit

3 Gusht 2020, 18:35 Nga DOSJA
Rikthimi i Covid-19/ Shkencëtarët tmerrojnë me deklaratën:

Një valë e dytë e koronavirusit “po vjen”  por këtë herë ekpertët kanë paralajmruar e mund të prek të rinjtë.

Vala e parë e Covid-19 ka prekur kryesisht njerëzit e moshuar, ata me kushte themelore shëndetësore dhe grupet e pakicave etnike. Por shkencëtarët kanë frikë se të rinjtë që shijojnë verën e tyre do të goditen me pandeminë ashtu si në kohën kur ra gripi spanjoll ne vitit 1918. “Ajo që kemi parë më 1918 ishte një ndryshim i virusit. Vala e dytë ishte më ndryshe nga vala e parë dhe preku një grup tjetër njerëzish, kryesisht të rinjtë”, tha për Radio BBC 4, profesori Roger Kirby, president i Shoqërisë Mbretërore të Mjekësisë.

Mjeku, Hans Kluge, drejtor për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjithashtu paralajmëroi se janë duke marrë raporte nga autoritetet civile dhe shëndetësore, se ka një numër më të lartë të infektimeve të reja te të rinjtë e moshës 20 deri në 35 vjet. Kluge tha se ai ka dy vajza dhe se e kupton që të rinjtë “nuk duan të humbasin verën”.

“Por, ata janë përgjegjës për veten e tyre, prindërit e tyre, gjyshërit dhe komunitetin dhe ne e dimë sesi të sillemi mirë dhe shëndetshëm, pra t’i përdorim ato njohuri”.

Efektet afatgjate shëndetësore

Pandemia e Gripit Spanjoll shpërtheu në mars të vitit 1918 dhe preku kryesisht të moshuarit dhe të sëmurët gjatë Luftës së Parë Botërore. Deri në gusht të 1918-ës, kishte shpresë se pandemia do të përfundonte, por vdekja mbizotëroi përsëri nga shtatori deri në nëntor. Virusi pësoi ndryshime dhe preku të rinjtë, njerëz të shëndetshëm.

Ekspertët kanë frikë se COVID-19 mund të kalojë nëpër një lakore “Ë”, ngjashëm siç ndodhi me Gripin Spanjoll, që është pandemia më vdekjeprurëse në histori, duke prekur rreth 500 milionë njerëz dhe duke marrë jetën, sipas disa vlerësimeve, ndërmjet 17 deri në 50 milionë njerëzve në mbarë botën. Gripi Spanjoll, në fillim ka pasur lakoren “U”, me një numër të madh të vdekjeve në mesin e një popullate shumë të vjetër dhe shumë të re. Më pas, lakorja u bë “Ë”, duke prekur edhe njerëzit e shëndetshëm të moshave 25-35 vjeçare.

“Tashmë e kemi thënë dhe do ta themi përsëri: të rinjtë nuk janë të pamposhtur. Të rinjtë mund të infektohen, të rinjtë mund të vdesin dhe të rinjtë mund ta transmetojnë virusin te të tjerët”, paralajmëroi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas fjalimit të kolegut të tij Kluge.

Zyrtarët gjermanë dhe francezë thanë se të rinjtë më pak praktikojnë distancën fizike dhe kanë më shumë kontakte si dhe janë më pak të shqetësuar për mundësinë e infektimit, gjë që është e gabuar. Të dhënat e mbledhura deri më tani sugjerojnë se rreziku i zhvillimit të sëmundjes së rëndë ose fatale nga koronavirusi, rritet në mënyrë dramatike me moshën.

Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e vdekshmërisë në muajin prill, për moshat 25 deri 29-vjeçare ishte 7,7 në 100,000 njerëz, krahasuar me 4,249 vdekje në 100,000 njerëz, të moshës 80 deri në 84 vjet.

OBSH paralajmëroi të enjten, më 30 korrik, se edhe një infeksion i butë me COVID-19 mund të rezultojë në pasoja shëndetësore afatgjate. Mjekja Maria van Kerkhove, udhëheqëse teknike në OBSH për COVID-19, tha se lodhja ekstreme, gulçimi dhe vështirësia për t’u rikthyer në aktivitetet normale, janë disa nga efektet afatgjate që njerëzit kanë pasur, pasi kanë kaluar një infeksion të butë të koronavirusit.

Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit për emergjenca të OBSH-së, gjithashtu citoi prova të ndryshimeve të inflamacioneve të zgjatura në sistemin kardiovaskular të pacientëve.

Ai theksoi se ende dihet pak për implikimet afatgjate të virusit. Megjithatë, si Ryan ashtu dhe van Kerkhove u bënë thirrje njerëzve që të mbajnë maska, të lajnë duart rregullisht dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz. Ndërkaq, sa i përket klubeve të natës, që të dy thanë se vendet e tilla i shohin si nxitës të transmetimit të virusit.

Nga 8 mijë në 17 milionë

Kanë kaluar gjashtë muaj prej kur OBSH-ja e shpalli koronavirusin e ri emergjencë globale shëndetësore – alarmi më i lartë i mundshëm sipas ligjit ndërkombëtar – dhe ende numri i rasteve të reja po rritet. Kur u shpall pandemia, ishin rreth 8,000 të infektuar dhe 170 të vdekur.

Deri në fund të korrikut, janë regjistruar më shumë se 17 milionë të infektuar dhe rreth 668,000 vdekje, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve është dyfishuar në gjashtë javët e fundit.

Në dy javët e fundit, rritja më e madhe e numrit të të infektuarve është regjistruar në Luksemburg, Spanjë, Portugali, Kroaci, Rumani, Belgjikë, Itali, Mbretëri të Bashkuar, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marrë nga: Indepedent

Përshtati në shqip: A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gripi spanjoll koronavriusi ne bote gripi spanjoll koronavriusi ne bote

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni