Sport

Rikthimi ende enigmë, Max Allegri: “Kam refuzuar Realin”…

“Ende nuk di asgjë. Shpresoj të kthehem në qershor. Tre vjet më parë Real Madridi më telefonoi, por i kisha dhënë fjalën Juventusit se do të qëndroja në Torino. Kam refuzuar edhe oferta të tjera”
Featured image of article: Rikthimi ende enigmë, Max Allegri: “Kam refuzuar Realin”…
Përditësuar:

ITALI – Dy sezone pas lamtumirës nga “Zonja e vjetër”, Massimiliano Allegri tregon arsyet e largimit nga Juventusit, duke e konsideruar diçka normale dhe të natyrshme, pas një bashkëpunimi të frytshëm 5-vjeçar me bardhezinjtë e Torinos.

“Lamtumira ndaj Juve ishte një gjë e natyrshme dhe më vjen keq që e shoh Juventusin të humbasë. Jam shumë i lidhur me Juven. Ne arritëm në përfundimin se duhet të ndaheshim, kishte një larmi pikëpamjesh. Ramë dakord për pothuajse në gjithçka. Zgjedhja u bë nga presidenti, me të drejtë. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Andrean. Nuk e dija që do të kishin zgjedhur Sarrin. Pas 5 vitesh është e vështirë të përcjellësh të njëjtat gjëra pa pushim, është një arsye pse ata vendosën të më ndryshonin.”

Ish-tekniku i Juventusit, ka folur edhe për të ardhmen e tij, ku midis të tjera ka treguar se ai, gjatë kësaj periudhe thuajse dy-vjeçare, ka refuzimi i ofertave të rëndësishme, ku spikat ajo e e Real Madridit.

“E ardhmja? Ende nuk di asgjë. Shpresoj të kthehem në qershor. Tre vjet më parë Real Madridi më telefonoi, por i kisha dhënë fjalën Juventusit se do të qëndroja në Torino. Kam refuzuar edhe oferta të tjera”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Massimiliano Allegri gjithashtu ka folur edhe për Paulo Dybala, rolin e tij në fushë. Ish-trajneri ka bërë një paralelizëm me veten dhe është shprehur, se argjentinasi nuk mund të luajë si sulmues i avancuar në radhët e Juves.

“Kur luaja te Pescara, mësova një gjë: isha një trekuartist dhe trajneri më tha se, nëse doja të luaja në një nivel të mire, duhej të kthehesha sepse përpara kisha më pak hapësirë. Që kur Dybala erdhi tek ne, i thashë se nuk mund të bënte qendërsulmuesin tek Juvja. Në Palermo luante në atë pozicion, por ishte 50 metra larg portës. Tek Juvja do të haste shumë vështirësie. Me një qendërsulmes krah tij, është i jashtëzakonshëm.”

B.T (Dosja.al)

Shto Koment