Sport

Rikthim në Bundesligë, legjenda madrilene drejt pankinës së Eintracht…

Drejtuesit e klubit gjerman janë në kërkim të një zëvendësuesi të Adi Hütter, që do largohet në fund të sezonit
Featured image of article: Rikthim në Bundesligë, legjenda madrilene drejt pankinës së Eintracht…
Përditësuar:

GJERMANI – Ish-sulmuesi spanjoll, Raul Gonzales, i cili ka luajtur për dy sezone me Schalke 04, me shumë gjasa mund të rikthehet në Bundesligë. Kësaj here, me kostumin e trajnerit për t’u ulur në krye të pankinës së Eintracht Frankfurtit.

Aktualisht, legjenda ‘los blancos’ drejton skuadrën e dytë të Real Madridit dhe po lufton për ngjitjen në Segunda Division. Kjo punë e lavdërueshme, nuk ka kaluar pa u vënë se drejtuesit e klubit gjerman, të cilët janë në kërkim të një zëvendësuesi të teknikut Adi Hütter do largohet në fund të sezonit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Goal Germany” raporton, se kanë nisur edhe kontaktet e para mes teknikut të ri Raul Gonzales dhe drejtuesve të Eintracht Frankfurtit, të cilët janë treguar të hapur për këtë marrëveshje. Megjithatë, për momentin kanë ngrirë negociatat për shkak se të dy palët janë në garë për përmbyllur me sukses sezonin aktual.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment