Aktualitet

Rikthehet në skenë bossi i “Kokaina”/ 62-vjeçari me dy emra nën lupën e Holandës, sjellin LETËRPOROSI. Pyesin me DETAJE SPAK-un për të shumëkërkuarin

Letërporosia ka mbërritur që në 24 shtator të vitit 2019 dhe ka mbërritur në zyrën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila më pas ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK .
Featured image of article: Rikthehet në skenë bossi i “Kokaina”/ 62-vjeçari me dy emra nën lupën e Holandës, sjellin LETËRPOROSI. Pyesin me DETAJE SPAK-un për të shumëkërkuarin Ferdinand Durda, koka e grupit Kokaina

TIRANË– Rikthehet dosja “Kokaina”. Leko Durda alias Frederik Durda është shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që kryen trafik kokaine nga Amerika e Jugut në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Përveç trafikut të drogës, shqiptari akuzohet edhe për pastrim të parave. Sipas gazetares Klodiana Lala, Holanda ka nisur letërporosi në Shqipëri për të pyetur lidhur me aktivitetin e 62-vjeçarit në Shqipëri, duke kërkuar detaje për emrin e tij dhe për aktivitetin.

Letërporosia ka mbërritur që në 24 shtator të vitit 2019 dhe ka mbërritur në zyrën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila më pas ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK .

Në letërporosinë e kërkuar, autoritetet holandeze pyesin për ndryshimin e emrit të 62-vjeçarit dhe nëse ka qënë i dënuar më parë në Shqipëri për veprimtari të ndryshime kriminale.

“A ka bërë Leko Durda ndryshime të ligjshme të emrit dhe mbiemrit?”, “A është përfshirë Leko Durda në veprimtari kriminale dhe nëse po në çfarë lloj veprimtarie?”, “A ka qenë Leko Durda më parë i dënuar në Shqipëri?”, “A ka njohuri tek autoritetet shqiptare lidhur me pyetjen se a ka Durda lidhje të ligjshme apo të paligjshme me Spanjën, Ekuadorin, Kolumbinë dhe nëse po në çfarë cilësie?”, “A ekzistojnë informacione të njohura nga autoritetet shqiptare sipas të cilave Leko Durda zhvillon biznese të ligjshme apo të paligjshme me kriminelë në shtetin e Spanjës?”,”-shkruhet në dokumente.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që Policia e Shtetit është ende duke kërkuar në çdo cep Durdën pasi ka dyshime që pas shpalljes në kërkim nga Holanda, ai ka hyrë në territorin shqiptar. Por nuk dihet se ky fshihet apo nëse ka dalë sërish.

Ferdinand Durda, është i pari shqiptar që ka tentuar të transportojë drogë me nëndetëse duke përdorur si bazë Porto Palermon. Një gjë e tillë ishte parë më herët në Kolumbi, ku dhe ishin kapur disa nëndetëse, por Durda e solli edhe në Shqipëri dhe tentoi të vinte në zbatim këtë plan. Madje dy kolumbianë erdhën në Shqipëri ku dhe vëzhguan terrenin rreth viteve 1999-2000. Në vitin 2001 Durda u arrestua, por bëri vetëm 10 vite burg pasi në 2010 fitoi lirinë. Për më shumë detaje lidhur me të shkuarën e tij (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment