Showbiz

Rikthehet në ekran Eneda Tarifa, këngëtarja shqiptare do të zëvendësojë Xhemi Shehun në Top-Channel

Duket se zëvendësimi i Xhemi Shehut është kryer në një kohë rekord dhe pa humbur shumë kohë. Burime për “Gazeta atdheu” bëjnë të ditur se sezonin e ardhshëm spektaklin e humorit, do ta drejtojë këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa.
Featured image of article: Rikthehet në ekran Eneda Tarifa, këngëtarja shqiptare do të zëvendësojë Xhemi Shehun në Top-Channel Xhemi Shehu, Salsano Rapi, Eneda Tarifa

TIRANE– Spektaklin e humorit ‘Portokalli’ do ta drejtojë sërish këngëtarja e njohur Eneda Tarifa.

Ditën e sotme u zbulua se moderatorja Xhemi Shehu ka dhënë dorëheqjen e saj nga media ‘Top Channel’. Në këtë mënyrë programi i njohur i humorit ‘Portokalli’ mbetej pa një moderatore në krye mirëpo duket se zëvendësimi i bukuroshes është kryer në një kohë rekord dhe pa humbur shumë kohë.

Burime për “Gazeta atdheu ” bëjnë të ditur se sezonin e ardhshëm spektaklin e humorit, do ta drejtojë Eneda Tarifa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas katër vitesh mungesë Tarifa rikthehet sërish në ekranin e “Top Channel” për ta nisur pikërisht aty ky e la, duke drejtuar “Portokallinë”.

Eneda Tarifa

Ndërkohë për largimin e Xhemit nga ekrani i Top Channel nuk është dhënë asnjë deklaratë si nga ana e moderatores e cila kishte 17 vite që punonte në atë media, apo dhe nga ana e këtyre të fundit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment