Politike

Opozita bojkoton sërish Kuvendin: Test që s’votojmë “Zgjedhoren”, propozimi i Ballës ‘nxjerr’ 2 të pabindur mes tyre. Balluku sqaron rrugën Milot-Fier: E ndalova unë publikimin tek APP-ja, PD shkatërron shqiptarët (DEBATET)

VIDEO
Sërish përplasje në Kuvend! Fillimisht "sherri" ka nisur mes ministres së Arsimit, Besa Shahinit dhe deputetit Artur Roshi. Ndërsa nga foltorja kanë raportuar avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe Tomi Frashëri, kreu i AKEP në Shqipëri. Në foltore është ngjitur edhe Belinda Balluku, e cila sqaroi rrugën Milot-Fier. Në fund, opozita e re la paralamentin duke mos i votuar projektligjet e rendit të ditës.
Featured image of article: Opozita bojkoton sërish Kuvendin: Test që s’votojmë “Zgjedhoren”, propozimi i Ballës ‘nxjerr’ 2 të pabindur mes tyre. Balluku sqaron rrugën Milot-Fier: E ndalova unë publikimin tek APP-ja, PD shkatërron shqiptarët (DEBATET)

TIRANË– Sërish përplasje në Kuvend! Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me një interpelancë mes ministres Besa Shahini dhe deputetit të opozitës së re, Artur Roshi, i cili hoqi “kostumin” e deputetit për t’u shndërruar në një kritik arti. 

Në fjalën e tij, Roshi ka pretenduar se cilësia e teksteve shkollorë lënë për të dëshiruar, duke i kërkuar llogari ministres edhe për punësimin e mësuesëve në shkolla. 

Në fund, ai ka kërkuar edhe rivlerësimin e shkrimtarëve që zënë hapësira në tekstet shkollore, duke u shprehur se të gjithë filmat e para viteve ’90. Pas debatit mes Shahinit dhe Roshit, në foltore u ngjit avokati i Popullit, Erinda Ballanca dhe kreu i AKEP, Tomi Frashëri, të cilët kanë bërë me dije raportin e veprimtarisë vjetore të institucionit që ajo drejton për vitin 2019. Pas Frashërit ka folur edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila iu përgjigj akuzave të opozitës në lidhje me ndërtimin e rrugës Milot-Fier. Balluku tha se ky projekt është prestigjioz dhe se janë ekspertët ata që kanë marrë vendimin që rruga të ndërtohet me PPP dhe me pagesë. Ajo zbuloi se ekspertët e qeverisë janë Hill International, Dellotite”, të financuar nga Bashkimi Evropian, dhe që prej 3 vitesh ndihmojnë qeverinë shqiptare përmes konsultimit. Ajo akuzoi opozitën PD dhe LSI se “të dyja bashkë kanë patur për 12 vite sektorin e Transporteve dhe kanë dështuar”. Balluku shuajti kuriozitetin për të dhënat e tenderit të rrugës që tha se tanimë “janë publike”, dhe se “kam qenë unë vetë që iu ndalova vartësve publikimin e detajeve”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fund, pak para votimit të projektligjeve të përcaktuara në rendin e ditës, opozita e re u largua nga Kuvendi pas propozimit të bërë nga deputeti Myslim Murrizi, i cili tha se bojkotoi është një provë, që opozita është e bashkuar dhe nuk do të votojë reformën zgjedhore pa hapur listat. Të vetmit që qëndruan në sallë prej opozitës ishin dy deputetët Kostaq Papa dhe Fatjona Dhimitri.

(k.m;f.g/dosja.al)

  • 15:44

    Opozita e re braktisi Kuvendin, Balla: Nuk i kuptoj, presion ne nuk na bëni dot. Jemi gati të diskutojmë për listat e hapura

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur në Kuvend pas largimit të deputetëve të opozitës, të cilët lanë seancën në shenjë proteste. Në fjalën e tij, Balla u shpreh se nuk e kupton aktin e tyre për braktisjen e punimeve.

    Më tej në fjalën e tij ai ka reaguar dhe për propozimin e listave të hapura, duke shtuar se për PS-në nuk është tabu dhe janë gati të diskutojnë për këtë çështje. Numri 2 i PS-së tha se “kush mendon që mund të na bëjë presion, flas për opozitën jashtëparlamentare, apo edhe për këta që ikën, opozita brenda parlamentit, për marrëveshjen, apo marrëveshjen me ju, ta harroni. Ne nga bojkoti kurrë nuk jemi surprizuar, as nuk vendosemi në presion”.

  • 14:47

    Kuvendi mbetet pa opozitën! Murrizi merr deputetët dhe largohet, i hakërrehet Ballës: Ngri ofertën dhe gjej 84 vota!

    Opozita e re u largua sërish sot nga seanca parlamentare. Pas fjalës së kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se askuash nuk mund t’i bëjë presion mazhorancës.

    Më pas deputeti Myslim Murrizi iu drejtua këtij të fundit, duke i thënë të gjejë 84 vota. Sipas deputetit, kjo ishte një provë, që opozita e bashkuar nuk do të votojë reformën zgjedhore dhe sdo të bëhet pjesë e pazareve të pista.

    Nëse ju si shumicë keni hapur ankand, ju jepni fjaën atyre që janë jashtë sallës, dhe individëve të tjerë që takoni brenda apo jashtë sallës se do tëbëni 84 vota, harrojeni. Ju keni 74 mandate, me trasta, presione, joshje të cilët kjo sallë i ka provuar, ju nuk do i bëni ato vota për të votuar një pazar të pistë që nuk është është as më shumë e as më pak lënia në fuqi e kësaj paçavureje. Para faktit të kryer, vota e tyre do të dijë se kë të zgjedhë në 2021, hapni listat nëse doni konsensusin tonë. Ne do të bëjmë një provë që sot, unë të ftoj Balla ngreje ofertën dhe merri 84 deputetë nga këtej, ftoj kolegët të dalim nga kjo seancë”, u shpreh Murrizi.

  • 14:27

    Furtuna në ambasadën shqiptare në Athinë, Balla përshëndet vendimin e Cakaj: I fortë por i domosdoshëm

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, për shkarkimin e amsadores shqiptare në Greqi, Adriana Hobdari dhe shkrirjen e ambasadës në Athinë. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se kjo qasje duhet të vijojë edhe në konsullata të tjera, ku shërbimi nuk është ai që duhet.

    Përshëndes vendimin e Cakaj, një vendim i fortë por i domosdoshëm për të rivendosur gjërat në rregull. Kjo qasje e tij të vijojë dhe në konsullata të tjera ku shërbimi nuk është ai që duhet”, tha ai.

  • 14:14

    VIDEO/ “Rruga Egnatia është greke, “apokalipsi” më elegant se qameti… 0.075 baraz me 7.5, perlat e Belinda Ballukut sot në Kuvend, pse e humbi toruan për 1.2 miliardshin (NJË MË NJË)

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori në dorë sot në Kuvend, mbrojtjen e koncesionit 1.2 miliardë euro, për rrugën Milot – Fier. Pasi i emëroi deputetët e opozitës false si përfaqësues të popullit dhe ata të opozitës së vërtetë “lukuni e rrugës”, Balluku bëri edhe disa zbulime.

    I pasi zbulim ishte që rruga Milot – Fier, pavarësisht famës modeste, paska qenë ëndrra e gjithë shqiptarëve, e atyre të Veriut për të shkuar në Jug dhe e atyre të Jugut për të shkuar në Veri.

    Ky zbulim i rëndësishëm dhe i papritur i Ministres, e lë ku e ku më pas atë të Kryeministrit, që kur prezantoi projektin, tha se më këtë rrugë do tw shkurtohet shumë rruga Milot–Fier. Pasi të bëhet rruga, sipas tij, do të shkohet për 3 orë nga Miloti në Fier dhe anasjelltas.

    Sot i njëjti segment, duke mos e anashkaluar Durrësin, bëhet për 3 orë, pasi Milot – Tiranë është jo më shumë se 1 orë e 45 minuta dhe Tiranë – Fier jo më shumë se 1 orë e 15 minuta. E reja e kësaj rruge, i bie të jetë që do shpenzohen 1.2 miliardë dhe do ketë pagesë.

    Aty te pagesa, Ministrja lëshoi perlën tjetër. “Kjo autostradë do të kushtojë 0.075 euro për kilometër, ose ndryshe 7.5 euro për kilometër, asnjë lekë më shumë”, tha Balluku, duke lënë me gojë hapur edhe Kryetarin e Akademisë së Shkencave, matematikanin Skënder Gjinushi që dëgjonte nga ana tjetër e murit.

    Që nga koha e Euklidit, askujt nuk ia kishte prerë mendja që 0.075 është as më shumë e as më pak se 7. 5, ose e shprehur matematikisht: 0.075 = 7.5.

    Me këtë llogari, pa dyshim ka nxjerrë edhe që qeveria e mëparshme nuk ka ndërtuar rrugë, po vetëm ka shkatërruar, ndërsa qeveria Rama vetëm ndërton.

    Një llogari të ngjashme, e bëri edhe me llogaritjen e kohës që PS ka patur në drejtim ministrinë e Infrastrukturës. Sipas Ballukut, “PD e LSI bashkë për 12 vite, nga 2005-2012, nuk kanë bërë dot më shumë se Damian Gjiknuri dhe ajo vetë”.

    Do të duhet të ishte 2005-2017 që të na dilte hesapi, por Belinda e bëri prapë pa “hanxhiun”…

    Megjithëse si shembull të ndërtimit solli vetëm Bypassin e Fierit, kjo është shenjë që “Zoti më në fund e ka parë Republikën e Shqipërisë”.

    Hyrja në punët e Zotit si anëtare e Qeverisë së një shteti laik, nuk mund të mos ishte i vështirë. Se fare mirë një besimtar e di që Zoti nuk shet as Republika, as Mbretëri, ai sheh besimtarët, pa ndarje kufijsh shtetërorë.

    Po nuk ishte këtu fundi i gafave të Ballukut. Tek punët e Zotit, ajo është edhe raciste.

    Duke e akuzuar opozitën e zbuloi këtë anë të panjohur të saj. Në fillim i quajti “zëdhënës të Apokalipsit” por menjëherë u pendua për këtë. “Apokalipsi është fjalë elegante për ju, jeni zëdhënës të Qametit”, korrigjoi veten Ministrja.

    Për të gjithë jobesimtarët që ndoshta nuk e dinë kuptimin, apokalipsi dhe qameti janë e njëjta fjalë, e para në Bibël e dyta në Kuran. Bëhet fjalë për fundin e Botës. Ajo e Biblës sipas Ballukut është elegante, ndërsa kjo e Kuranit është banale dhe i shkoka më shumë opozitës.

    Mesa duket ministrja i ka mësuar në Greqi edhe fenë edhe historinë. Se përveç racizmit fetar, që prek shumicën e popullsisë shqiptare, na mori edhe rrugën Egantia dhe ia çoi Greqisë. “Gjurmë ekzistuese është Via Egnatia, andej nga kalonte Cezari, mbi të cilën u ndërtua një nga autostradat më të mëdha në Greqi”, tha Balluku, duke iu referuar asaj që Grekët e quajnë Egnatia Odos, dhe që lidh portin e Selanikut me portin e Igumenicës.

    Një projekt i shpikur, pikërisht pas zbulimit të Korridorit 8, një inicativë e Klintonit dhe Prodit në 1996, që parashikonte kalimin e korridorit në rrugën Egnatia, atë të vërtetën ku kalonte Cezari, gjurma e së cilës në Shqipëri është nga Qafë Thana deri në Durrës.

    Nuk dihet për cilin Cezar e ka patur ministrja, por rruga Egnatia është bërë e njohur si rruga më e shkurtër që lidh Azinë me Europën, pas pushtimeve Romake. Po të llogarisësh kilometrat dhe ta fshish historinë, prapë i bie që ViaEgnatia të jetë kjo që kalon nga Shqipëria, jo Egnatia Odos. Në fund të të gjitha perlave që këputi, duke treguar njohje të tepruar në të gjitha fushat, Ministrja Balluku e mbylli me një akuzë për kundërshtarët: Jeni injorantë.

    *Shënim: Kush ka dyshime mund të ndjekë vetë pamjet: 

  • 14:08

    Turizmi “shpresa” e ekonomisë, propozimi i Beqajt: E premtja dhe e hëna, pushim! Mos të mbivendosemi në gusht

    Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja i propozoi qeverisë që gjatë verës, 2 ose 3 fundjava të vendosen pushim për administratën. Ai ka konstatuar se për shkak të trafikut që krijohet në fundjavë, do të thotë që shqiptarët shkojnë në plazh, duke ndikuar kështu edhe në ekonominë e vendit. Për të ndihmuar sa më shumë ekonominë e vendit, Beqja kërkoi më shumë pushime për administratën.

    Fakti që ka trafik, do të thotë që qytetarët po lëvizin. I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla janë 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht dhe te shlodhemi edhe ndihmojmë ekonominë,”-u shpreh deputeti.

  • 14:08

    “Turizmi ndodhet në vështirësi”/ Klosi i prerë me agjencitë turistike: Qytetarëve do iu mundësoni udhëtimet brenda vitit, në të kundërt do iu ktheni paratë mbrapsht

    Ministrit i Turizmit, Blendi Klosi ka deklaruar në seancën e sotme plenare se të gjitha agjencitë turistike duhet që brenda vitit të mundësojnë qytetarëve udhëtimet e parapaguara. Sipas ministrit nëse nuk do të mundësohen udhëtimet, agjencitë duhet t’u kthejnë paratë qytetarëve.

    “Pandemia e goditi fort këtë sektor. Po kalojmë një situatë të vështirë.  Shpresoj të ishim një situatë tjetër me pandeminë, po jemi në të situatë.  E mbështes fort thirrjen e Manastirliut, pasi është koha që të mendojmë për shëndetin e njerëzve. Në radhë të parë do të duhet të kemi në vëmendje masat që do duhet të marrin për të mbrojtur jetën e njerëzve, distancimin social, mos grumbullimin e njerëzve në zonat turistike, mos zhvillimin e aktiviteteve që mund të përhapnin virusin. Akti normativ që ka miratuar qeveria shqiptare prej disa javësh po kalon në parlament, jep garanci këtij sekori që të mos përballemi fenomen që ndodh në të tilla raste. Nuk jemi e vetmja qeveri që marrin këtë akt. Qëllimi është mbrojtja e konsumatorit, e qytetarëve shqiptare. Kërkohet nëpërmjet këtij akti që të garantohet që udhëtimet e pa realizuara për shkak të situatës së pandemisë, të jenë detyrim i kompanive, të realizojhen me të njëjtën kosto brenda këtij viti. Nëse nuk realizohen qytetarëve duhet t’u kthehen paratë. Pra është një akt që mbron të dyja krahët.”, u shpreh Klosi.

  • 13:59

    Përfitojnë mbi 200 mijë shqiptarë, ministri Lleshaj fton opozitën të votojë ligjin për pensionistët: Ju tradicionalisht i mbani larg…

    Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kërkuar votën e opozitës parlamentare për të miratuar projektligjin për letërnjoftimet biometrike. Në fjalën e tij në Kuvend, Lleshaj foli edhe njëherë për të gjitha anët e pozitive të ligjit të propozuar prej tyre, ku qytetarët mbi 75 vjeç nuk do të kenë nevojë që të rinovojnë mjetet e tyre të identifikimit.

    “Pjesa e moshuar marrin letërnjoftime.  Kjo ka sjellë probleme të shumta për pensionistët, që janë detyruar që të pajisen më këtë kartë edhe pse nuk kanë pasur ndonjë aryse. Nuk ka nevojë që qytetarët ta ndyshojnë letrën e tyre të njoftimit, është përgatitur ligjit. Mbi 200 mijë shqiptarë, e mbushin moshën 75 vjeç me 31 korrik dhe të gjithë këta nuk kanë nevojë që ta marrin pa afat. Pas mish-mashit të bërë në regjistrat e gjendjes civile, njësoj si me ato të pronave, tani ata janë në rregull. Do të krijojmë edhe një regjistër për emigrantët. Mendoj ta votoni edhe ju tradicionalisht i mbani votat larg (i drejtohet opozitës),”-tha ai.

  • 13:43

    “U morën me flokët e vetullat e saj”/ Ilir Beqja i kërkon falje nga Kuvendi Najada Çomos, gjen “zgjidhjen” për COVID: Shihini njerëzit në Instragram, e kupton kush shkel ligjin

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë ka shprehur rezervat e tij lidhur me “luftën” e koronavirusit.  Në fjalën e tij, ai ka kërkuar punë në terren për ndëshkimin e të gjitha shkeljeve, duke i bërë edhe një dedikim shefes së spitalit Infektiv, Najada Çomo.

    “Sot në fakt miratojmë një akt normativ në stacionet e plazhit, nuk është marrë ende asnjë masë. Është ndaluar përdorimi i pishinave, por sërish përdoren. Nuk ka nevojë për kontrolle, mjafton Instagrami për të kuptuar shkelet apo jo ku ndalim. Beteja me COVID është në territor. Pardje ka pasur një sulm ndaj doktoresh Najadës. Ajo është shefe e shërbimit, nuk e njihte kërkush se nuk donte të dilte në televizor. Politika u mor me ngjyrën e saj të flokëve, tek forma e vetullave dhe me familjen e saj. Unë dokotoresh Najada të kërkoj falje,“-u shpreh deputeti.

  • 13:43

    Arben Ahmetaj: Deri në fund të vitit do të ndërtohen 140 shkolla, 41 prej tyre do të jenë gati në nëntor

    Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj në seancën e sotme plenare deklaroi se deri në fund të këtij viti do të ndërtohen 140 shkolla. Ai theksoi se  41 prej tyre do të jenë gati deri në 26 nëntor të këtij viti.

    “Pas tërmetit të vitit të shkuar, ne nuk e hoqëm asnjëherë vëmendjen nga procesi i rindërimit. Në fillim të vitit kishim 10 mijë familje të ndara në çadra. Realisht kisha dhimbje kur e mendoja që ishin në të ftohtë apo në të nxehtë. 29 milionë dollarë ka akorduar qeveria për këto famije. Deri në fund të vitit 2020, për ta do të shkojnë në total 34 milardë lekë. Dikush nga deputetët e Durrësit rrudhi buzët, mendon se aq para janë pak. Më thoni një qeveri kur një qeveri i është përgjigjur një nevoje kaq të madhe. Aty ka njerëz që presin të kthehen në shtëpi. Nesër në Durrës do të merren grantet e rindërtimit. 54 objekte do të trajtohen nga Kombet e Bashkuara. Para se ta mbyll një fjali që ka të bëjë me qëndrimin politik do ta them. Dikush mund të thotë që nuk keni bërë gjë veçse detyrë. Po patjetër, aty ku mund të përmirësohemi iu lutem na ndihmoni. Askush nuk i është përgjigjur qytetarëve si ne. Nesër qytetarët e Durrësit do të marrin grantin e rindërtimit  24 milion dollarë. 140 shkolla do të bëhen. 40 të tilla janë gati brenda 26 nëntorit të këtij viti”, u shpreh ai. “, tha ministri.

  • 13:35

    DETAJE NGA INFEKTIVI/ Manastirliu: 3 pacientë të intubuar të moshave të reja, vendi nuk mbyllet më

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, solli në Kuvend detaje nga gjendja e të infektuarve me koronavirus në spitalin Infektiv. Ajo u shpreh se 6 pacientë janë të intubuar, dhe tre prej tyre janë moshave të reja. Më tej, ministrja u shpreh se qytetarët duhet të zbatojnë masat duke shtuar se vendi nuk do të izolohet më nëse zbatohen rregullat.

    Nuk jemi vonë për të reflektuar të gjithë sëbashku sepse duhet të jetë përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes për të jetuar në formalitet të ri. Mes nesh ka ende zëra që thonë se Covid nuk ekziston. Po të shikoni në Spitalin Infektiv do të shikoni se janë 6 persona të intubuar. 3 prej të cilëve janë në mosha fare të reja, 45, 46, 49 vjeç. Kjo nuk është lojë dhe kush e konsideron lojë apo konspiraci këtë virus të rrezikshëm na rrezikon të gjithëve. Situata është shumë serioze. Po u kujdesëm për shëndetin kujdesemi për ekonominë dhe për shumë gjëra të tjera të rëndësishme. Nëse s;ka shëndet s’ka ekonomi. Nuk do izolohemi, nuk do mbyllemi nuk do marrim masa, por nëse duam që të gëzojmë liritë tona duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta”, tha ministrja.

  • 13:13

    Spiropali: PS-ja është gati, tani le të flasë Basha dhe Kryemadhi, a i duan listat e hapura?

    Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin është shprehur që nëse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duan të lista të hapura dhe të flasin. Ajo ka theksuar se Partia Socialiste është e hapur për diskutime.

    Nëse do të kishte një konkurs të kapacitetit për të duruar, kjo shumica do të dilte kampione botërore, ne do të fitonim medalje në vendin e parë se na ne kërkohet jo vetëm, ‘ç’ujë i dhe gomarit dhe a e piu gomari’. Nuk e thash më kot, se dje po dëgjoja disa nga reagimet e tyre që më shumë pëllasin sesa flasin. Një ishte, një lider i një partie të vogël, që pretendonte se ajo marrëveshje nuk votohej këtu ashtu, do të dilnin nga zgjedhjet dhe do të bojkotin procesin dhe do të shpallin revolucionin. Një lider i një partie të vogël që është kontrabanduar në listën e PD-së duke deformuar verdiktin e zgjedhësve. Revolucionin le ta bëjë por mirë do të ishte të futej në ato listat e partisë së tij duke respektuar pragun duke parë sa i vlen lëkurë. Këto drejtuesit e partive që na kërcënojnë me fjalorin që e kanë zakon, pretendon tru japim cfarë duan dhe ne të mos kemi interesa. Pretendojnë të jemi ushtar të bindur të një çete të shpartalluar që janë jashtë. Edhe me ju kemi disa rezerva, se na drejtoheni me terma ‘diktator, sulltan dhe t’u thotë po ju si e doni, të pjekur apo gjysmë të pjekur. Nuk ka forcë që pranon gjithçka që i ofrohet, por qershia mbi tortë janë ata që shoqërisë civile, që thonë se rilindasit nuk i duan listat e hapura. Ja pra, rilinadasit, po thonë hajdeni ta diskutojmë, po tani ku janë këta, apo ishin masha e Bashës, që për vete është një mashë. Tani të përgjigjet  Basha i do ai listat e hapura siçka deklaruar me Monika Kryemadhin, apo jo ne jemi të hapur. Ne do të votojmë një marrëveshje të negociuar patjetër, por të votuar në Kuvend në Kuvend, jo në rrugë“, tha ajo.

  • 12:58

    Murrizi: 70% e tenderave kanë pasur fitues të paracaktuar, nuk po kërkojmë koncesione por lista të hapura

    Deputeti Myslim Murrizi ka  rishprehur edhe njëherë kërkesën për lista të hapura. Ai u shpreh se kjo është një kërkesë e 80% të shqiptarëve. Ndërkohë, Murrizi ka theksuar se 70% e tenderave në Shqipëri kanë pasur vetëm një pjesë në garë, duke patur kështu të paracaktuar edhe fituesin.

    “Halli i madh i kësaj salle kanë qenë tenderat, ku vjen puna sesi ndahen keni qënë në sinkron të plotë. Kemi firmosur para publike rreth 25 miliardë euro,  kur ju kanë ngrohur xhepat keni thënë janë të suksesshëm, në të kundër keni ngritur akuza.  70 % e tenderave i ka dhënë me një pjesëtar në garë, me fitues të paracaktuar. Një herë në 8 vjet ndryshohen pronarët e dhënies së tenderave. E keni ndarë mendjen t’i vini tra të gjitha rrugëve. Unë kam qenë këtu kur qytetarët e Kukësti u ngritën për të thyer trauan. U thye si vesë. Rruga e kombit nuk ka bërë vezën e kuqe në krahasaim me rrugët e tjera.  Po më gjeni një tender që ju kanë kërkuar këtu në 30 vite.  Kur keni qënë në këtë sallë keni ndryshuar kushtetutën sa herë të doni.Ne kemi kërkuar atë që duan 80% e shqiptarëve, listat e hapura. Ua keni mbyllur kutitë shqiptarëve dhe u keni thënë dy alternativa atyre. Koha për pazare nuk do të jetë aq e qetë. Ne kërkojmë një kompromis. Ju qëndroni një pazari i 21 prillit e më pas  shkoni dhe qaheni te ndërkombëtarët. Çfarë kërkuam ne. Ne kërkuam një të drejtë.  Ne nuk kërkojmë tendera. Unë personalisht janë viktimë e dy mandave të vjedhura. Pse një marrëvbeshje të sinqertë doni ta quani pazar? Kur bëni pazar ju me njëri-tjetrin e bëni në kurriz të shqiptarëve. Po ta kishit kërkuar këtë që kërkojmë ne, padyshim që do të ishte e mirë. Problemi është se e kërkojmë ne. Më paska humbur Taulanti hajde këtu se votat nuk janë ferra., u shpreh Murrizi.

  • 12:16

    “Alo Edi Rama…laji duart!”/MESAZHI në telefon gjatë COVID-19, kreu i AKEP sqaron pse u lejuar: Edhe vendet e tjera e bënë., ishin ditët e para dhe...

    Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Tomi Frashëri ka raportuar për vitin 2019 në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Ai është pyetur nga deputeti Korab Lita për mesazhin e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama (Shiko këtu) në fillim të pandemisë së koronavirusit.
    Në fjalën e tij, Frashëri u shpreh se një mesazh i tillë ishte dërguar edhe nga vende të tjera duke përdorur persona të ndryshëm si këngëtarë, artistë apo prefektë të zonave. Megjithatë ai shtoi se Rama kishtë kërkuar që mesazhi të kufizohej vetëm brenda fundjavës.

    PJESË NGA KUVENDI:

    PYETJE: Mesazhi i Ramës gjatë pandemisë, intimidimi i medias? E keni autorizuar? E keni verifikuar?

    Tomi Frashëri: Në ditët që pasuan 6 marsin, autoritet u përpoqën të gjenin mënyra nga më të pamendueshmët për të sensibiluar popullinë të merrte akte jetëshpëtuese. Edhe në Kanada shteti ia besoi mesazhet artistëve, në Francë ia lanë prefektëve. Ishin ditët e para u kërkua nga qeveria një bashkëpunim me të gjithë institucionet që të kujdeseshin për gjendjen. Në mungesë koordinimi, kryeministri propozoi që të bënte mesazhin e tij vokal. Ky ishte për sensibilizim dhe vetë kryeministri me miratimin e operatorëve kërkoi që të ishte e kufizuar në kohë, vetëm për fundjavën. Kështu u gjet zgjidhja. Për çështjen e kontentit, secili ka mendime personale. AKEP nuk e kontrollon kontekstin. Mënyra si proceduam është kjo që shpjegova, ishte urgjente dhe emergjente. Në asnjë vend nuk ka rregullime ligjore që të përcaktojnë autoritetet për të çuar mesazhe zanore. Së fundmi, zoti Lita më bën një kujdesë për ligjin. Ky ligj nuk duhet konsideruar i hyrë në fuqi sepse e ka kthyer në Kuvend zoti Meta. Projektligji 91 2019, nuk ka hyrë në fuqi por ama 92 2019 ka hyrë në fuqi është botuar në Fletoren Zytare. Ne jemi të pavarur por edhe ligjzbatues, nëse kërkoni ta rishikoni mund ta bëni.

  • 12:16

    “Zoti është i MADH”, Belinda Balluku me zë të ngjirur mbron qeverinë: Opozita po shkatërron psikogjikisht qytetarët… po shqiptarët më në fund… (DEKLARATA)

    class=”entry-header”>Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa mbrojti projektin e rrugës Milot-Fier, tha se opozita ka ndikuar keq në psikologjinë e shqiptarëve. Balluku tha se rruga do të kushtojë vetëm 7.5 euro për kalim nga qytetarët, ndërsa akuzoi “zëdhënësit e qametit”, referuar opozitës, se kanë terrorizuar qytetarët në ditët e pandemisë, duket thënë se do të shkatërrojnë projektet e qeverisë Rama kur të vijnë në pushtet.Pjesë nga fjala e Ballukut: Gjurmë ekzistuese, ndërsa zëdhënësit e qametit, ju si mendoni, ato 63 kilometra do të vijojnë siç janë? Jo, por ne s’duam të rrisim gjurmët e shpronësimit se s’duam probleme me bizneset dhe banorët. Cila gjurmë ekzistuese do të përdoret sipas jush? 12 vite e kishit ju ministrinë e Transportit, zëdhënësë të qametit. Edi Rama, në shtator i bën tri vite. Kjo autostradë do të kushtojë. 7.5 euro për kilometër, asnjë lekë më shumë. Autostradat me pagesë janë rrugë evropiane. Do të bëjmë rrugë dytësore të detyruara, do t’ja detyrojmë ne ndërtuesit që të bëjë rrugë dytësore. Superstradë mirëfilli evropiane. Unë e di si është puna, ju s’keni problem me projektet, ju thjesht nuk doni të ndërtohet. Zoti është i madh dhe e ka parë Shqipërinë më në fund, e çmendët këtë popull. Në ditët e tmerrshme të COVID-19, oferta është të dëgjosh se do vijë njëri që do shkatërrojë atë e këtë. Imagjino të dëgjosh këtë gjë për ofertë. Ju shkatërruar psikologjinë e njerëzve. Kjo është përgjigjia ime e fundit. 

  • 12:11

    Milot-Fier/ Balluku i përgjigjet opozitës: Tenderi u "fsheh" me urdhërin tim, u konsultuam me ekspertët tanë... po juve kush ju "këshillon" të hidhni zift?!

    Minsitrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje opozitës, për akuzat për projektin rrugës Milot-Fier. Referuar 4 pyetjeve të bëra publike nga Partia Demokratike, sepse nuk u bë transparenca në Agjencinë e Prokurorimeve Publike, Balluku tha se kërkoi mendimin e ekspertëve qeveritarë për të cilët tha se janë “Hill International, Dellotite”, të financuar nga Bashkimi Evropian. 

    Pjesë nga fjala e Ballukut: 

    Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para. E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të hedhur zift. U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë? Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët. Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim?

  • 11:42

    Raportoi për vitin 2019, Halit Valteri i ashpër me Avokaten e Popullit: S’ka bërë asnjë punë, ia bënë postin dhuratë!

    Deputeti i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Halit Valteri ka folur sot ashpër për avokaten e Popullit, Erinda Balanca. Në fjalën e tij në Kuvend, Valteri e ka akuzuar atë se nuk i ka adresuar kurrë problemet e qytetarëve duke e etiketruar edhe si avokaten e Bashës.

    “Xhepat e shqiptarëve janë grabitur nga çdo qeveri në 30 vjet, dhe paratë kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve. Avokatja e Lulit, jo që s’ka bërë asnjë punë, por titullarja e institucionit avokatja e 17 majt. Ka administratë të politizuar që nuk kanë lënë asgjë gjurmë, vetëm emrin ka Avokati i Popullit se vetëm për popllin nuk kanë punuar, është një pushtet që iu dhurua nga PD dhe janë aty falë dhuratës pa asnjë meritokraci”- tha ai.

  • 11:35

    “Me 1 minutë s’kemi çfarë të themi…”/ Ruçi pret ankesa nga opozitarët, duan më shumë kohë, kryeparlamentari gjithë ironi: Faleminderit që na kursyet kohën

    Zef Shtjefni, Gramoz Ruçi dhe Kujtim Gjuzi

    Deputetët e opozitës, Zef Shtjefni dhe Kujtim Gjuzi janë ankuar sërish për minutazhin që kanë pasur në dispozicion për t’i bërë pyetje Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. Shtjefni e ka shfrytëzuar minutazhin e tij, ndërsa Gjuzi ka hequr dorë duke u shprehur se do t’ja dhuronte kohën e tij, kujtdo që e kërkonte. Sigurisht që as në këtë rast nuk ka munguar ironia e kryeparlamentarit Ruçi.

    REPLIKAT: 

    Gramoz Ruçi: Një minutë të thashë që në fillim

    Zef Shtjefni: Dy minuta ëëë. Të dashur kolegë, Avokati i Popullit besoj se e ka kryer mirë detyrën. Ka bërë ndërhyrje të duhura. Ka ndërhyrë aty kudo ku duhej. Ka qënë gjithmonë kontribuues për çështje të rëndësshme.

    Gramoz Ruçi: Fjala për Gjuzin

    Kujtim Gjuzi: Kryetar na e keni hequr fjalën, një minutë s’kemi çfarë të themi. Jepja kujt të duash.

    Gramoz Ruçi: Faleminderit për kohën që kurseve

    (k.m/dosja.al)

  • 10:47

    HABIT Artur Roshi, lë “kostumin” e deputetit dhe bëhet kritik arti: Libri “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” është i dobët, thjesht…

    Deputeti Artur Roshi habit me deklaratën e tij në foltoren e Kuvendit. Në fjalën e tij, Roshi rrëzoi krijimtarin e shkrimtarit Dritëro Agollit, i cili sipas tij kënaq vetëm nostalgjikët. Në fjalën e tij, Roshi u shpreh se libri i Agollit është i dobët dhe nuk duhet që të jetë pjesë e teksteve shkollore, duke marrë edhe rolin e kritikut të librave dhe artit.

    “Tekstet kanë gabime. Figurat e rëndësishme që kanë bërë historinë dhe që janë retushuar nga sistemi diktotorial ende nuk kanë dalë në dritë. Pak ose aspak thuhet për Mit’haht Frashërin dhe figura të tjera, ashtu siç kalon në hije e vërteta për Kongresin e Manastirit dhe krijimin e partisë së Ballit Kombëtar. Nuk ka asnjë informacion ëpr Mit’hat Frashërin që ka themeluar Normalen e Elbasanit. Fëmijët tanë po vazhdojnë të mësojnë luftën e klasave. Ata askushët, deri te kriminelët që mitizoi diktatura, vazhdojnë të qëndrojnë në portën kryesore të historisë. Në letërsi vazhdojnë të propozohen libra të dobët. Akoma vijon të studiohet romani i dobët i Dritëro Agollit, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, që nuk ka asnjë vlerë por thjesht kënaq nostalgjikët me luftën e klasave,”-tha Roshi.

  • 11:10

    Nuk ka të ndalur Artur Roshi! Pas librave, ka kritika edhe për filmat e para viteve ’90: Pa vlera! Duhen shpallur të ndaluar

    Deputeti Artur Roshi, pasi ka mbaruar kritikën e tij me librat, ka filluar edhe ekzaminimin e filmave shqiptarë. Në fjalën e tij, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ka kërkuar nga ministrja Besa Shahini ndalimin e të gjithë filmave të xhiruar në kohën e komunizimit.

    “Ne kemi pretendimet tona në raport me fqinjët, ne vazdojmë të prdhojmë një histori të gënjeshtërt, për t’i dhënë lavdi një klike pse jo dhe kriminale që kishte në dorë të gjitha pushtetet e saj. Janë vrarë, përndjekur dhe dhunuar më shumë njerëz sesa luftrat dhe pushtimet e huaja. Njerëz që nuk kanë marrë pronat e tyre. Një shoqëri që mbahet në këmbë nga filma pa vlerë, filma që duhen shpallur të ndaluar. Filma që nuk kanë asnjë cilësi,”- u shpreh ai.

  • 10:40

    Besa Shahini: Shqetësuse që 30-vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në histori, me emrat e institucioneve arsimore merren Këshillat Bashkiakë

    Nis seanca plenare. Ministrja e Arsimit Besa Shahini:  “Që nga viti 2014 mënsuesit emërohen nga portali. Kriteret për mësuesin janë të qarta. Përveç bachelorit masterit, duhet të ketë praktikën dhe licensën e mësuesit. Për kriteret shtesë janë gjuha e huaj, trajnime shtesë dhe më e rëndësishmja është nota mesatare me të cilat ka mbyllur shkollën.  Sot zyrtat arsimore mbështetin mësuesit për të zbatuar kurrikulën. Një politikë tjetër janë edhe kriteret, ne ritën notën mesatare për mësuesit në gjimnaze. Janë bërë ndryshime në kurrikulën e re. Gjyha shqipe dhe letërsia zënë sot 8 deri në 9 orë në javë. Në shkollat e mesme është kthyer lënda e gjuhës shqipe. Kemi ndryshuar edhe kriteret për librat jashtëshkollor. Kemi bërë edhe një sondazh me nxënësit për marrë vesh librat që duan të lexojnë. Tekstet natyrisht që përmbajnë të vërteta historike. Për mua është shqetësuese që në 3o vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në histori. Është shumë e rëndësishme të adresohen këto tema.  Pse nuk pasqyrohet Mitahat Frashëri në librat hisotrik? Është trajtuar çdo figurë historike, kjo figurë zë vende në tekste të ndryshme. Pra nuk është anash si figurë, i është dhënë vendi i merituar. Keni pararysh për herë të parë në gjimnaz filozofikë, e kemi si lëndë që në klasën 11-të dhe jo si lëndë me zgjedhje. Sa i përket drejtimit të makinës, ne japim mësime për kodin rrugor, për sgiruisë rrugore. Emrat e institucionet arsimore, me këto merren këshillat bashkiakë. Nëse doni të ndryshoni ndonjë emër drejtohuni në këshillat bashkiakë”. 

  • 09:19

    Rendi i ditës, ja projektligjet që do të shqyrtohet sot në Kuvend

    Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu edhe shqyrtimi i disa projektiligjeve mes tyre edhe ai për strukturën, organikën dhe pagat e Akademisë së Shkencave. Ndërsa të zgjedhurit do të votojnë edhe për rrëzimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit “Për tregjet e kapitalit”. 

    RENDI I DITËS:

    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 02.07.2020

    2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim

    3. Interpelancë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkuar nga deputeti Artur Roshi.

    4. Raporti i veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2019.

    5. Raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin

    6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2019.

    7. Akti normativ nr. 24, datë 27.05.2020, “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së
    periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar””.

    8. Akti normativ nr. 25, datë 10.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar””.

    9. Akti normativ nr. 26, datë 10.06.2020, “Për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit”.

    10. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar””.

    11. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.

    12. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurive të
    paluajtshme””.

    13. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.510, datë 15.06.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 62/2020, “Për
    tregjet e kapitalit”.

    14. Projektvendim “Për strukturën, organikën dhe nivelin e pagave për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë””.

    15. Projektvendim “Për deklarimin e përfundimit të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Koordinimit, Monitorimit dhe Ndjekjes së Zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

    16.Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 100/2017 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme” të ndryshuar”.

    17. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.

Shto Koment