Bota

Rikthehet frika në Spanjë, sot u regjistrua shifra më e lartë e rasteve ditore pas heqjes së kufizimeve

Po sot është regjistruar edhe një vdekje, duke e çuar numrin total të viktimave si shkak i pandemisë në 28,499.
Featured image of article: Rikthehet frika në Spanjë, sot u regjistrua shifra më e lartë e rasteve ditore pas heqjes së kufizimeve Foto Ilustruese

SPANJË- Sot në Spanjë është regjistruar një numër i lartë rastet me COVID-19. Sipas të dhënave mësohet se sot janë konfirmuar dhe 1 722 raste me koronavirus, numri më i lartë i rasteve ditore që pas hapjes.

Po sot është regjistruar edhe një vdekje, duke e çuar numrin total të viktimave si shkak i pandemisë në 28,499.

Masat e kufizimit janë liruar gradualisht në muajin qershor, ndërkohë që të dhënat tregojnë që ekonomia spanjolle përgjatë kësaj periudhe ka përjetuar tkurrje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Spanja është një nga vendet evropiane që ka pasur më shumë raste nga COVID-19, ku spitalet në prill kaluan në kolaps.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment