Bota

Rikthehet frika në Kinë/ Shtohen rastet e reja në “Wuhanin 2”, 19 të infektuar me Covid-19 në Shulan

Shulani ka konfirmuar  të paktën 19 raste të reja që nga 7 maji, ndërsa në provincën e Jilin, ku ndodhet qyteti, ka të paktën 34 infeksione nga Covid-19 të regjistruara në dy javët e fundit dhe 2 në ditën e fundit.
Featured image of article: Rikthehet frika në Kinë/ Shtohen rastet e reja në “Wuhanin 2”, 19 të infektuar me Covid-19 në Shulan Foto ilustruese

KINË– Ndonëse Kina ka një situatë më të qetë të koronavirusit, por ende frika ekziston për një valë të dytë të virusit.

Ndryshe nga shumë qytete të tjera të Kinës,  Shulani është një tjetër qytet ka konfirmuar raste të reja të Covid- 19 pavarësisht kufizimeve që u vendosën në fillim të janarit.

I banuar nga 700 mijë njerëz, Shulan ndodhet në provincën verilindore të Jilin, në kufirin me Rusinë dhe Korenë e Veriut. Për shkak të përhapjes  msive    të  infeksionit në këtë qendër urbane ka bërë që institucionet të vendosin kufizime drastike, të ngjashme me ato të vendosura në metropolin e Hubejit në fillim të vitit.

Shulani ka konfirmuar  të paktën 19 raste të reja që nga 7 maji, ndërsa në provincën e Jilin, ku ndodhet qyteti, ka të paktën 34 infeksione nga Covid-19 të regjistruara në dy javët e fundit dhe 2 në ditën e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në gjithë territorin e Kinës deri më tani, 82.960 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, ndërsa janë shënuar 4,634 viktima nga Covid.

Deri më tani në rang global janë 5,090,977 të infektuar, 329,761 viktima dhe 1,9 milionë të shëruar, që prej fillimit të shpërthimit. Por Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al 

Shto Koment