Politike

Rikthehet Donald Lu, ish-ambasadori flet për ‘peshqit e mëdhenj’: Për sa kohë vendet tona ekzistojnë, do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë

VIDEO
Në kuadër të 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ambasada ka ndarë këtë video teksa thekson se Lu ka zgjedhur një moment prekës për të kujtuar vitet e tij të punës në vendin tonë.
Featured image of article: Rikthehet Donald Lu, ish-ambasadori flet për ‘peshqit e mëdhenj’: Për sa kohë vendet tona ekzistojnë, do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë Donald Lu

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar sot një mesazh të ish-ambasadorit Donald Lu, duke rikthyer edhe njëherë mesazhin e tij për ‘kapjen e peshqve të mëdhenj’.

Në kuadër të 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ambasada ka ndarë këtë video teksa thekson se Lu ka zgjedhur një moment prekës për të kujtuar vitet e tij të punës në vendin tonë.

Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj. Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin,”– shprehet ish-ambasadori Lu në postimin e tij në video.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kur pyetet për kohën e tij në Shqipëri, ish Ambasadori Donald Lu, thotë se ka gjetur një foto nga koha e tij në Shqipëri, e cila i kujtoi se çfarë ishte vërtet e rëndësishme. Shihni mesazhin e tij për të mësuar historinë prekëse dhe se çfarë ishte vërtet e rëndësishme midis shqiptarëve dhe amerikanëve. Ne po festojmë 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me këto mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. Donald Lu i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 13 janar 2015 dhe ishte Ambasadori i nëntë i SHBA në Shqipëri”- shkruan ambasada krah videos.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment