Aktualitet

Rikthehet dimri, Dibra zbardhet nga dëbora, dëmtohen të mbjellat

Dibra është zbardhur nga Dëbora. Në këtë zonë janë dëmtuar të mbjellat. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 5 cm. Fshatrat si Selishta, Kalaja e Dodës dhe disa fshatra të njësisë Lurë janë tashmë të mbuluara nga bora.
Featured image of article: Rikthehet dimri, Dibra zbardhet nga dëbora, dëmtohen të mbjellat Foto ilustruese
Përditësuar:

Dibër- Në qarkun e Dibrës ka pasur reshje dëbore gjatë natës. Mësohet se reshjet e dëborës kanë rënë në zonat me lartësi 800 metër mbi nivelin e detit dhe tashmë ka një trashësi prej 5 cm.

Fshatrat ku po bie borë janë, Selishtë, Kalaja e Dodës, disa fshatra të njësisë Lurë.  Këto reshje dëbore dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar probleme në bujqësi, pasi kanë dëmtuar të mbjellat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor pasi nuk ka bllokim rrugësh.

J.V/Dosja.al

Shto Koment