Sport

Rikthehet Bundesliga, flet Gjasula: Do izolohemi në hotele, teste dy herë në javë dhe… ndoshta do largohem

Legjionari kuqezi: Po bëjmë dy teste në javë, 10 lojtarë janë prekur
Featured image of article: Rikthehet Bundesliga, flet Gjasula: Do izolohemi në hotele, teste dy herë në javë dhe… ndoshta do largohem Klaus Gjasula

Klaus Gjasula po pret me padurim të rikthehet në fushat e futbollit me Paderbornin. Duke folur në ABC News, ai është shprehur se nesër do të merret vendimi zyrtar dhe pritet që Bundesliga të nisë më 15 maj.

“E dimë që nesër do të vendoset, nëse do të rinisim garën më datë 15 maj. Deri nga fundi i javës të gjithë lojtarët do të shkojmë në hotel, në karantinë, që të mos kemi kontakte me njerëzit e tjerë. Testet i bëjmë dy herë në javë. 10 vetë janë të prekur dhe nuk do të stërviten”, është shprehur mesfushori i kombëtares shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Rinisja më duket e vështirë fizikisht. Ndeshjet do kthehen pas një muaji e gjysmë. Duhet të kesh kujdes. E ardhmja? E kam mendjen të mbyll kontratën këtu, pastaj shohim. Është bukur të luash në Gjermani, por do shoh edhe mundësitë e tjera”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment