Aktualitet

Rikthehen lëkundjet sizmike/ Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter “shkund” Shijakun 

Lëkundjet sizmike kanë qenë me epiqendër 36 km larg Tiranës dhe kryesisht në Shijak.  Sipas EMSC tërmeti ka qenë në thellësi prej 5 km. 
Featured image of article: Rikthehen lëkundjet sizmike/ Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter “shkund” Shijakun  Foto Ilustruese

TIRANË–  Rikthehen lëkundjet sizmike në vend. Sipas EMSC-së, në orën 19:23 pasditen e sotme  një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është regjistruar në Detin Adriatik.

Lëkundjet sizmike kanë qenë me epiqendër 36 km larg Tiranës dhe kryesisht në Shijak dhe sipas EMSC tërmeti ka qenë në thellësi prej 5 km.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Tërmeti

Më 25 qershor një tjetër tërmet me magnitudë 3.3 goditi Shqipërinë e Mesme. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Shijak dhe Durrës. Ndërsa më 20 maj një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter ra në detin Mesdhe. Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra dhe epiqendra ishte 240 km në jugperëndim të Methonis të Greqisë. Tërmeti që rezultoi tragjik ishte ai i 26 nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 51 viktima dhe mijëra të tjerë u lënduan.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment