Aktualitet

Rikthehen lëkundjet sizmike/ Tërmeti me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter “shkund” Ersekën

Tërmeti me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter “shkund” Ersekën. Lëkundet sizime ndihen edhe në zonën e Korçës.
Featured image of article: Rikthehen lëkundjet sizmike/ Tërmeti me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter “shkund” Ersekën Foto Ilustruese
Përditësuar:

SHQIPËRI- Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar ditën e sotme në Shqipëri. Sipas EMSC-së një tërmet me magnitudën 3.2 i shkallës Rihter ka goditur juglindjen e vendit. Mësohet se epiqendra ka qenë në 7 km në perëndim të Ersekës, ndërsa thellësia e tij ka qenë 10 km. Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat e tjera përreth qytetit të Korçës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 1 korrik një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter “shkundi” Korçën dhe Çorovodën. Ndërsa më 25 qershor një tjetër tërmet me magnitudë 3.3 goditi Shqipërinë e Mesme. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Shijak dhe Durrës. Sakaq, tërmeti që rezultoi tragjik ishte ai i 26 nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 51 viktima dhe mijëra të tjerë u lënduan.

J.V/Dosja.al

Shto Koment