Aktualitet

Rijetësimi i Piramidës në Tiranë, flasin të rinjtë: Pse pikërisht këtu, mund të kthehej në muze

Të pyetur nga DW, disa të rinj janë shprehur optimistë për krijimin e kësaj qendre, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se do të ishte me mirë që piramida të rikonstruktohej dhe të lihej si muze.   
Featured image of article: Rijetësimi i Piramidës në Tiranë, flasin të rinjtë: Pse pikërisht këtu, mund të kthehej në muze Pamje nga projekti për Piramidën e Tiranës

TIRANË- Projekti për Rijetësimin e Piramidës ka filluar nga puna për ta bërë atë një qëndër teknologjie dhe inovacioni për të rinjtë. Por çfarë mendojnë të rinjtë për këtë qëndër.

Të pyetur nga DW, disa të rinj janë shprehur optimistë për krijimin e kësaj qendre, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se do të ishte me mirë që piramida të rikonstruktohej dhe të lihej si muze.   

“Më duket sikur do të bëhet diçka e bukur, diçka e re për Tiranën. Dhe pse jo të mblidhen njerëzit siç kanë qënë më parë”, tha një studente. 

“Jam pro që duhet tu japim mundësi të rinjve, si në teknologji edhe në çdo fushë tjetër, por më vjen habi pse pikërisht te piramida, kur mund të rikonstruktohet dhe të kthehet muze si për turistët edhe për banorët”, tha një student. 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

A post shared by DW Shqip (@dw.shqip)

(I.A/dosja.al)

Shto Koment