LIVE UPDATES
Politike

Rihapja e shkollave/ Vokshi: Qeveria s’ka asnjë plan për sigurinë e nxënësve, 5 problemet madhore

19 Gusht 2020, 10:35 Nga DOSJA
Rihapja e shkollave/ Vokshi: Qeveria s’ka asnjë plan për

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar para Ministrisë së Arsimit mungesën e një plani për sigurinë e nxënësve, për fillimin e procesit mësimor në shkolla. Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, deklaroi se qeveria nuk shton asnjë qindarkë për arsimin pas rihapjes, ndërsa renditi, sipas saj, 5 problemet madhore për shkollat.

Të publikojë udhëzuesin e detajuar dhe planin e masave për nisjen e vitit shkollor. Të publikojë protokollin e sigurisë në shkolla dhe planin për shpërndarjen e teksteve shkollore, për të shmangur grumbullimet.Të përmirësojë infrastrukturën higjienosanitare Boll me fjalë dhe shfaqje. Koha nuk pret.”, u shpreh ajo.

Deklarata e plotë:

Vendimi i qeverisë për rihapjen e shkollave pa marrë asnjë masë paraprake dhe pa shtuar asnjë qindarkë në fondin e buxhetit të arsimit është sa i papërgjegjshëm, aq edhe i rrezikshëm dhe ka sjellë shqetësimin e qindra mësuesve dhe mijëra prindërve të cilët ditët e fundit i janë drejtuar Partisë Demokratike. Ata e kanë kuptuar se për këtë problem jetik, qeveria nuk ka asnjë plan dhe asnjë një veprim te mirëmenduar, por vetëm reagime nervoze, të nxituara ndaj kërkesave të përsëritura, të përditshme të Partisë Demokratike.

Njësoj si me pandeminë, qeveria nuk ka plan dhe strategji për të rihapur dyert e shkollave në mënyrë të sigurt për nxënësit dhe mësuesit.

Ndonëse kanë mbetur më pak se 4 javë nga nisja e shkollave 2020-2021, qeveria nuk ka ende një udhëzim të detajuar, nuk ka një plan masash, nuk ka protokolle të sigurisë për mjediset dhe ambientet e shkollave. Nuk ka as buxhet shtesë, nuk ka as investime për ujë të rrjedhshëm në çdo shkollë, as masa për dezinfektim të rregullt ditor, as masa për distancim dhe mësim me turne.
Jemi shumë prapa Kosovës, ku ministri, homologu i ministres Shahini ku prej javësh ka bërë publikë udhëzuesin e detajuar, planin e masave, ka bërë disa dëgjesa, ka miratuar buxhet shtesë për të përballuar situatën e COVID-19 në shkollat në Kosovë.

Gjatë komunikimit tonë të vazhdueshëm me mësues dhe prindër, priten përgjigje për këto problematika kryesore, për të cilat qeveria as nuk ka marrë dhe as nuk ka dhënë asnjë informacion.

1. Me sa turne do të zhvillohet shkolla dhe sa të gjata do të jenë orët e mësimit? Prindërit duhet ta dinë që tani këtë informacion për të marrë masa për kujdesin ndaj fëmijëve, ndërkohë që ata janë në punë. Aktualisht, në Tiranë dhe në Durrës, shumë prej shkollave kanë mësim me 2 turne. Është e rëndësishme të dihet çfarë do të bëhet me programin e dështuar mësimor 3 lëndë në 6 orë.

2. Problemi i dytë lidhet me numrin e nxënësve në një klasë. Ky informacion akoma nuk është dhënë nga qeveria, pasi ajo është e papërgatitur dhe nuk ka akoma një plan për sigurinë e fëmijëve tanë. Pas shembjes së 106 shkollave kanë ngelur pa ambiente mësimore rreth 12 mijë nxënës në Tiranë, Durrës, Krujë, Kavajë dhe Lezhë. Askush nuk di ku do të shkojnë këta nxënës dhe ku do të japin mësim mësuesit e këtyre shkollave. Asnjë mase shtesë nuk është marrë për transportin për të garantuar distancim fizik.

3. Ndarja në turne dhe ulja e numrit të nxënësve në klasë do të kërkojë rritjen e numrit të mësuesve. Por deri tani nuk ka asnjë njoftim për këtë nga qeveria. Si do të përballohet nga mësuesit, në mënyrë që orët e mësimit të mos bëhen shkel e shko dhe fëmijët të marrin më të mirën e mësimit në klasa? Qeveria nuk ka as për këtë një përgjigje.

4. Problemi i katërt madhor është përballimi nga familjet i shkollave në kushtet e pandemisë. Përveç teksteve dhe mjeteve shkollore, shpenzimet shtohen me maskat apo dezinfektantët për fëmijët. A do të marrë përsipër shteti garantimin e tyre falas? Vetë qeveria ka pranuar se janë mbi 10 mijë nxënës që nuk kanë bërë mësim online për shkak të pamundësisë dhe varfërisë. Si do ta përballojnë rihapjen tani, kur vetëm një fëmijë mund të dojë të paktën 10-20 mijë lekë në muaj maska dhe dezinfektantë?

5. Higjiena në shkolla. Masat antiCOVID lidhen së pari me higjienën, por në shkollat tona nuk ka ujë të rrjedhshëm, ndërsa për sapun apo dezinfektantë të tjerë as që bëhet fjalë. Qeveria e ka detyrim t’u thotë prindërve dhe nxënësve si do të sigurojë kushtet higjieno-sanitare, kur për 7 vjet e gjysem nuk ka bërë asnjë investim në këtë drejtim.

Në këtë kohë të rrezikshme për shëndetin dhe jetën, kryeministri në ikje e ka detyrim të rrisë buxhetin për arsimin për të përballuar masat elementare për sigurinë e fëmijëve, në mënyrë që hapja e shkollave të mos rezultojë një katastrofë shëndetësore.

• Të publikojë udhëzuesin e detajuar dhe planin e masave për nisjen e vitit shkollor
• Të publikojë protokollin e sigurisë në shkolla dhe planin për shpërndarjen e teksteve shkollore, për të shmangur grumbullimet.
• Të përmirësojë infrastrukturën higjienosanitare Boll me fjalë dhe shfaqje. Koha nuk pret.

Ky reagim i Albana Vokshit vjen pasi një ditë më parë ministrja e Arsimit dha lajmin se shkollat do të hapen në muajin shtator. Shahini sqaroi se në shkollat ku ka numër të vogël nxënësish, mësimi do të bëhet me një turn, ndërsa atje ku ka numër të madh nxënësisht mësimi do të kryhet me turne.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi hapja e shkollave albana vokshi hapja e shkollave

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni