Aktualitet

Rihapja e kopshteve dhe çerdheve/ Ministria e Shëndetësisë paraqet rregullat dhe masat që do zbatohen

Sipas protokollit kërkohet që fëmijët të shoqërohen në kopshte dhe në çerdhe nga prindrit në një orar të përcaktuar nga institucioni kështu që do jetë e mundur shmangia e rradhëve të mëdha, ndërkohë që prindërit do të presin larg larg njëri-tjetrit në një distancë prej dy metrash largësi.
Featured image of article: Rihapja e kopshteve dhe çerdheve/ Ministria e Shëndetësisë paraqet rregullat dhe masat që do zbatohen Ministria e Shëndetësisë
Përditësuar:

SHIQIPËRI- Duke qenë se kopshtet dhe çerdhet janë në prag të hapjes pas pandemisë së koronavirusit ditën e sotme  Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet përkatëse për parandalimin e Covid-19.

Sipas protokollit kërkohet që fëmijët të shoqërohen në kopshte dhe në çerdhe nga prindrit në një orar të përcaktuar nga institucioni kështu që do jetë e mundur shmangia e rradhëve të mëdha, ndërkohë që prindërit do të presin larg larg njëri-tjetrit në një distancë prej dy metrash largësi.

Sipas njoftimit edukatoret fillimisht do të matin temperaturat e fëmijëve si dhe do t’i dezefektojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu kërkon që në një tavolinë me 10 karrige të qëndrojnë vetëm 5 fëmijë, dhe duhet të shmangen takimet mes grupeve të fëmijëve Por për shkak të moshës së tyre nuk dihet se si do të ruhen distancat brenda klasave por megjithatë pritet rrjedha e ngjarjes në vazhdim.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment