Politike

Rihapja e kazinove në vend/ Rama: Është komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë lëshim dore

VIDEO
Rama u shpreh se është komplet gënjeshtër lajmi që qarkullon se janë hapur si dhe tha se nuk ka asnjë lëshim dore për të dhënë liçensa.
Featured image of article: Rihapja e kazinove në vend/ Rama: Është komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë lëshim dore Edi Rama
Përditësuar:

TIRANE– Në lidhje me hapjen e kazinove reagoi kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp. Ai u shpreh se është komplet gënjeshtër lajmi që qarkullon se janë hapur. Rama tha se nuk ka asnjë lëshim dore për të dhënë liçensa.

‘Që këtu janë rihapur kazinotë, është rihapur bixhozi, është komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqiperi, nuk ka asnjë lëshim dore për të dhënë licensa. Është hapur vetëm një proccedure specifike e cila lidhet me përfundimin e afatit të licences së të vetmes kazino që ka qënë prej shumë vitesh në mes të Tiranës, duke pritur që cili do qoftë do oferojë, nëse ka ofertë për të bërë në një zonë të caktuar. Nuk është ashtu siç është thënë. Do të ketë strukturë me 5 yje, ose kazino të veçanta në zona strategjike në zona për turistët. Nuk është ushtruar masivisht dhe nuk do ta ushtrojmë masivisht. Nuk ka hapje kazinosh. Hotel me 5 yje po, 5 yje me brande jo …hotel që i pikturoj vetë. Jemi shume të shqetësuar për përdorimin e online-it siç ndodh në Kine, jemi duke menduar se çfarë do bëjmë, është komplet fake news, me fake news nuk ka- tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata u bë ditën e sotme në një konferencë për shtyp. Kryeministri Edi Rama foli edhe për ekonominë e vendit dhe projekte të qeverisë së tij. Në fjalën e tij, Rama premtoi rritje të pagës minimale, dhe mohoi se do të hapen kaziontë. Sa i përket legalizimit të kanabisit, kreu i qeverisë u shpreh se do ta miratojë kur të jetë gati.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment