Politike

Rihapja e kazinove në Tiranë, PD zbulon takimin misterioz të Ramës, Paloka: Vendimi i shërben një të burgosuri tek 313, çfarë marrëveshje mbylle dje me shokët e përgjimeve të Gjushit? (AKUZAT)

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se me vendimin për rihapjen e kazinove i shërben një të burgosuri në burgun 313. Edi Paloka, nuk ka publikuar emra, por thotë se Rama ka zhvilluar një takim misterioz dje, dhe ngre 5 pyetjet, që sipas tij, duhet t'i zbardhë SPAK. 
Featured image of article: Rihapja e kazinove në Tiranë, PD zbulon takimin misterioz të Ramës, Paloka: Vendimi i shërben një të burgosuri tek 313, çfarë marrëveshje mbylle dje me shokët e përgjimeve të Gjushit? (AKUZAT) Edi Rama dhe Edi Paloka

TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur rihapjen e lojërave të fatit për të favorizuar një të burgosur në 313, i cili përfiton drejtëpërdrejtë nga VKM-të e qeverisë, që i hapin rrugë hapjes së kazinove në Tiranë. Edi Paloka, nënkryetar i PD, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se kryeministri ka patur një takim të fshehtë dje, dhe se ka mbyllur edhe një pazar me “shokët e përgjimeve të Vangjushit”, referuar akuzave të mëparshme të opozitës për shitblerje votash.

DENONCIMI I PLOTË I PD: 

Në lojën e tij mafioze për pushtet, Edi Rama qante me lot krokodili dy vjet më parë për dëmin që bixhozi u sillte familjeve.

Pjesë e spektaklit ishte dhe gjoja tronditja e tij se të dënuarit në burgun 313 po i kërcënonin deputetët. Edhe pse vepër penale, nuk u mor kurrë ndonjë masë për ata që kërcënuan deputetët, sepse personat pas hekurave të burgut, janë pushtetarët e vertetë në këtë vend.

Edi Rama sot ka harruar gratë e përvuajtura, që i përdor sa herë i duhen për spektaklin e tij dhe për pazaret e tij të fëlliqura, duke vendosur edhe një herë tjetër t’i shërbeë krimit dhe pastrimit të parave, përmes lejimit të lojrave të fatit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, ka disa pyetje që Edi Rama duhet t’u kthejë përgjigje. Këto përgjgije duhet të kërkohen menjëherë edhe nga SPAK.

1. Për llogari të cilit të burgosur te 313-ta po lejon sërish lojrat e fatit?
2. Për llogari të kujt i mbylle 2 vjet më parë?
3. Pse e more këtë vendim në fshehtesi dhe me nxitim në kulmin e krizës, ku shqiptarët po vuajnë për ushqimin e përditshëm?
4. A është ndonjëri nga ata më të cilët ishe mbrëmë përfitues i këtij vendimi?
5. Çfarë pazari mbylle me shoket e përgjimeve të Vangjushit?

Shqiptaret e dinë se ditët e Ramës janë të numëruara. Ata e shohin çdo ditë e me qartë se çfarë mashtruesi ordiner është Edi Rama dhe sesi, për pushtetin e tij, është gati të bëjë pazar edhe me kufijtë dhe të mashtrojë çdo qytetar pa iu dridhur syri.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Rihapja e kazinove në Tiranë, PD zbulon takimin misterioz të Ramës, Paloka: Vendimi i shërben një të burgosuri tek 313, çfarë marrëveshje mbylle dje me shokët e përgjimeve të Gjushit? (AKUZAT)

  1. o dosja, lexojini ato vkm se eshte turp kur beni gabime te tilla. ajo vkm nuk hap kazinote elektronike se jane te mbyllura dhe me ligj jo per gje.

    plus, ju keni dhe aspirata drejtues…e keni parasysh vet, keshtu qe ca do drejtoni me keto kapacitete…

Shto Koment